Më 24.08.2026, në orën 11:17, ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua dorëzoi zyrtarisht dekretet e shtetësisë së Kosovës dy personaliteteve amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.
None found
ceremonia e veçantë u zhvillua në Presidencë.
Më herët, në njoftimin e publikuar më 24.08.2026, në orën 08:15, Zyra e Presidentes kishte bërë të ditur se dorëzimi i dekretit do të mbahej në orën 11:00.
“Në orën 11:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një ceremoni të veçantë ua dorëzon dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit”, thuhej në njoftim.
Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-drejtues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për dekada ka lobuar në Shtetet e Bashkuara në mbështetje të çështjes së Kosovës.
Shirley Cloyes DioGuardi është angazhuar gjithashtu për promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të çështjes së Kosovës në qarqet politike amerikane.
Të dy konsiderohen ndër lobuesit më të përkushtuar shqiptaro-amerikanë për Kosovën, veçanërisht në Uashington. Përmes veprimtarisë së tyre, Joe dhe Shirley DioGuardi janë bërë pjesë e rëndësishme e historisë së lobimit shqiptaro-amerikan në mbështetje të Kosovës.
Aleksandar Vuçiç u është drejtuar qytetarëve të Serbisë pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, në të cilat qytetarët serb…
Dy skandale të mëdha evazioni fiskal, që përfshijnë dy rrjete të njohura me xhiro miliona eurosh, kanë zbuluar autoritetet greke…
Kolonat e gjata para pikave të pagesës rrugore, ndalimi i automjeteve dhe humbja e kohës gjatë udhëtimit mund të bëhen…
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nxitur shqetësime për raportet e vendit me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht…
Me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia në Parqet Kombëtare…
Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb…