Analisti Jeton Sopa ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
None found
Sopa ka thënë se Abdixhiku më në fund ka reflektuar dhe ka kuptuar burimin e qëndrimeve që po nxisin zgjedhje të jashtëzakonshme.
“E preka hundën se po tutna po i b’i t’mësyesh. Ma n’fund paska reflektu dhe i paska kuptu kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, agjendat që dalin nga thellësia e bunarit të Beratit dhe Baton Stanishiqit”, ka shkruar Sopa.
Abdixhiku deklaroi se LDK-ja nuk e konsideron shkuarjen në zgjedhje të reja si zgjidhje, ndërsa theksoi se shumica e anëtarëve të partisë nuk janë në favor të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Sipas tij, ideja për një proces të ri zgjedhor po shtyhet nga persona jashtë LDK-së, si dhe nga disa rryma brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Unë nuk e mendoj se duhet të shkojmë në zgjedhje ne dhe, me aq sa e kam kuptuar, shumica e LDK-së nuk duan të shkojnë në zgjedhje të reja”, deklaroi Abdixhiku.
Kreu i LDK-së akuzoi publicistin Baton Haxhiu dhe gazetarin Berat Buzhala se po mbështesin një agjendë që synon organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Kjo nuk është agjendë e LDK-së, kjo është agjendë e Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës. Këta me akterë radikalë të PDK-së kanë këtë agjendë, tash e tri javë flasin për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
Abdixhiku shtoi se edhe opinionet e shprehura brenda LDK-së për zgjedhjet e reja janë ndikuar nga këto rryma.
“Mendime për të shkuar në zgjedhje janë të ndikuara prej këtyre rrymave”, tha kryetari i LDK-së.
Champions LeagueUEFA Champions League sjell magjinë në 9 ndeshjet që premtojmë spektakël, në kuadër të raundit të 4-tët [...]Read More...
Declan Rice po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, ndërsa ndryshimi i rolit në fushë…
Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish…
Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore (BFSA) ka ndaluar importin e një dërgese me mollë nga Maqedonia, pasi analizat laboratorike treguan…
LSDM sot ka akuzuar guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski se me vendimet e tij po tenton të mbroj paratë…
Ushtria amerikane ka kryer sulme të kufizuara ndaj objektivave në ishullin iranian të Keshmit, në atë që zyrtarët amerikanë e…