Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës, duke theksuar se kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës së anëtarëve të LDK-së.
None found
Gjatë një interviste për emisionin “Adresa” në Kanal 10, ai u shpreh se pjesa dërrmuese e anëtarësisë së partisë që drejton nuk e mbështet idenë e zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, prej disa javësh kjo ide për ta çuar sërish vendin në zgjedhje po promovohet nga Haxhiu dhe Buzhala, në bashkëpunim me rryma që ai i cilësoi si radikale brenda PDK-së.
Abdixhiku më tej pretendoi se qëllimi i kësaj axhende është krijimi i një blloku të gjerë opozitar, ku LDK-ja do të mbante një rol të varur.
Kundërshtimi i tij ndaj një bashkimi të tillë u mbështet në dallimet mes elektoratit të LDK-së dhe atij të PDK-së. Sipas tij, një afrim i kësaj natyre nuk do t’i kalonte votat e LDK-së te partitë e tjera të opozitës, por do t’i drejtonte ato drejt Vetëvendosjes.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur brenda LDK-së ka përplasje të forta për qasjen që duhet ndjekur lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Një alarm për bombë në bordin e një avioni të kompanisë ajrore LOT Polish Airlines ka shkaktuar një situatë emergjente…
Ditën e sotme, studentët kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me kërkesën e tij për dialog, ndërsa ata i…
Ish-portieri i Real Madridit, Santi Canizares, ka kritikuar ashpër Vinicius Juniorin, duke deklaruar se sjellja e brazilianit po i shkakton…
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion po vazhdon mbledhjen me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, në mungesë të…
Në orët e para të mëngjesit, një pikë karburanti është grabitur në qytetin e Klosit në Mat. Sipas informacioneve policore,…
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku i…