Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk pasqyrojnë qëndrimin e shumicës së anëtarëve të partisë.
None found
Duke folur në emisionin “Adresa” të Kanal 10, ai tha se shumica dërrmuese e anëtarësisë së LDK-së nuk kërkon që vendi të hyjë në një proces të ri zgjedhor.
Sipas Abdixhikut, prej disa javësh kjo ide po shtyhet përpara nga Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala, në bashkëpunim me qarqe që ai i cilësoi si radikale brenda PDK-së.
Kreu i LDK-së tha se pas kësaj qasjeje qëndron synimi për formimin e një blloku të gjerë opozitar, ku partia e tij do të kishte një rol të nënshtruar.
Abdixhiku e përjashtoi një bashkim të tillë, duke theksuar se baza elektorale e LDK-së është e ndryshme nga ajo e PDK-së. Ai argumentoi se një bashkëpunim i këtij lloji nuk do t’i orientonte votat e LDK-së drejt subjekteve të tjera opozitare, por drejt Vetëvendosjes.
Këto qëndrime janë shprehur në një kohë kur brenda LDK-së po zhvillohen përplasje të ashpra lidhur me mënyrën e veprimit për zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e rikthimit të Kosovës në zgjedhje.
Pjesëmarrja e portierit të Barcelonës, Joan Garcia, në ndeshjen e sotme ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve është në dyshim,…
Në raportin e publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe UN Women me rastin e Ditës…
Dronët detarë pa pilot po shndërrohen në një kërcënim gjithnjë e më serioz për sigurinë detare dhe ekonominë botërore. Nga…
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, e ka cilësuar Nvidia-n si një “kompani të përgjegjshme”, ndërsa ka refuzuar të…
Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e radhës, ku…
Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, po kalon një sezon pozitiv në aspektin individual, me gjashtë gola në 14 paraqitje, ndërsa…