Jakup Krasniqi ka refuzuar të kontrollohet nga mjekët në Hagë dhe ka thënë se nuk do të marrë më shërbime shëndetësore nga institucionet atje. Lajmin e bëri të ditur vajza e tij, Gresa Krasniqi, e cila u shpreh e shqetësuar për gjendjen e të atit pas një bisede telefonike. Sipas saj, vendimi i tij lidhet me pakënaqësinë për mënyrën se si po trajtohet në Hagë.
Gresa Krasniqi tregoi se gjatë telefonatës, babai i saj i kishte thënë se nuk kishte pranuar kontrollin e disa mjekëve, pasi ishte i pakënaqur me trajtimin në institucionin e paraburgimit.
None found
Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sipas vajzës së tij, Krasniqi ka deklaruar se nuk do të pranojë më kujdes mjekësor nga institucionet përkatëse, sepse mendon se është trajtuar padrejtësisht dhe i janë mohuar të drejtat.
Gresa tha se vendimi i të atit e shqetëson veçanërisht për shkak të moshës së tij dhe nevojës për kujdes shëndetësor. Ajo shprehu gjithashtu vështirësinë për ta bindur të pranojë ndihmën mjekësore nga një sistem të cilit, sipas saj, ai nuk i beson më.
“Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte?”, shkroi ajo.
Në reagimin e saj, Gresa foli edhe për ndjenjën e pafuqisë përballë situatës me të cilën, sipas saj, po përballet familja.
“U ndjeva aq e pafuqishme përballë kësaj fuqie ndërkombëtare kaq të padrejtë. Ne jemi këtu, Babi. Të duam të fortë, të duam të shëndetshëm”, deklaroi ajo.
Në përfundim të postimit, vajza e Jakup Krasniqit e cilësoi vendimin e gjykatës si padrejtësi, jo si një gabim që mund të ndreqet.
“Dënimi i Babit nuk është një gabim që pret të korrigjohet. Është një padrejtësi”, shkroi Gresa Krasniqi.
Reperi i njohur nga Kosova, Capital T, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për qytetarët që po protestojnë në Shqipëri,…
Nico Paz po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Comos, argjentinasi ishte protagonist i një tjetër mbrëmjeje të madhe, duke…
Gjykata e Apelit në Shkup ka arsyetuar vendimin për anulimin e aktgjykimit lirues për babanë e Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski,…
Partia Popullore Evropiane (EPP), familja më e madhe politike në Bashkimin Evropian, ka reaguar publikisht lidhur me situatën alarmante dhe…
Në mes të krizës politike dhe presioneve të vazhdueshme nga lëvizja protestuese në rrugë, qeveria ka njoftuar miratimin e dy…
Një sërë faqesh interneti dhe shërbimesh publike në disa vende të botës janë vënë jashtë funksionit si masë paraprake, pas…