Categories: kosovë

Dhomat e Specializuara sqarojnë arsyet e lejimit të vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar se Jakup Krasniqi mori leje për të udhëtuar drejt Kosovës për shkak të një nevoje të rëndësishme humanitare.

Sipas komunikimit zyrtar, Trupi Gjykues i ka kërkuar Zyrës Administrative të Gjykatës që të planifikojë këtë vizitë në Kosovë, duke e shoqëruar me masa sigurie dhe mbikëqyrjeje.

Të lidhura

None found

Në njoftim thuhet se arsyeja e rëndësishme humanitare bëri që Trupi Gjykues të udhëzojë Zyrën Administrative të organizojë vizitën e mbikëqyrur në Kosovë për Krasniqin.

Kjo vizitë është e 15-ta e këtij lloji për një të paraburgosur në Kosovë që gjyqtarët e autorizojnë për motive humanitare dhe që organizohet nga Gjykata, bënë të ditur Dhomat e Specializuara.

Sipas njoftimit, këto vizita bazohen në Rregullën 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Dhomave të Specializuara.

Baza ligjore e kësaj rregulloreje lidhet me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, konkretisht nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Minimale të OKB-së për Trajtimin e të Burgosurve.

Kur një i paraburgosur parashtron një kërkesë të tillë, gjyqtarët shqyrtojnë të gjitha rrethanat ekzistuese në momentin e aplikimit dhe vendosin me shpejtësinë dhe kujdesin që kërkojnë këto raste, sqaroi Gjykata.

Vendimmarrja bëhet në përputhje me kuadrin ligjor të Dhomave të Specializuara dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, Jakup Krasniqi ka arritur sot në banesën e tij në Prishtinë, ku e kanë pritur anëtarët e familjes.

KosovaPress raporton se arsyeja e vizitës lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Kjo është hera e dytë që Krasniqi kthehet në Kosovë që nga momenti kur u transferua në Hagë. Më herët, ai kishte udhëtuar në vendlindje pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij.

të fundit

Lëvizje befasuese nga Santos, nisin bisedimet e para për rikthimin e mundshëm të yllit të Real Madridit

Santos ka nisur kontaktet e para me Real Madridin për të shqyrtuar mundësinë e rikthimit të Rodrygos në Brazil, fillimisht…

3 seconds ago

Property declaration of minister Jeton Shasivari: an apartment in Tetovo and a vehicle owned by his spouse

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, në formularin për deklarimin e pasurisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin…

6 seconds ago

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër, në fokus Projektbuxheti 2027 dhe disa projektligje të tjera

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00, në të cilën janë paraparë për…

11 minutes ago

Shqipëria i ikën Serbisë, por jo Greqisë?! Skenari që i shmang kuqezinjve emrat e mëdhenj, mund t’i përballë me “armikun” e Kosovës

Një simulim i publikuar së fundmi nga faqja e specializuar “Football Meets Data” ka zbuluar një tjetër skenar se si…

12 minutes ago

Buxheti 2027, Braçe: Ministrat që abuzojnë me fondet publike duhet të largohen nga qeveria, nuk ua kemi për borxh

Deputeti socialist Erion Braçe, ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrave që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e…

12 minutes ago

Trump, Putin dhe Xi në samitin e APEC, liderët shtrëngojnë duart në tapetin e kuq

Pak para fotos në grup të udhëheqësve të Samitit Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), Vladimir Putin iu afrua Donald Trump dhe…

18 minutes ago