Vjosa Osmani, ish-presidentja e Kosovës, ka tërhequr vëmendjen te rëndësia e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar se ajo nuk duhet të ndikohet as nga politika e as nga interesat e pushtetit, por duhet ta mbrojë Kushtetutën në mënyrë të pavarur.
Përmes një postimi në Facebook me rastin e 17-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Osmani theksoi se demokracia legjitimohet përmes një drejtësie të pavarur dhe respektimit të rendit kushtetues.
None found
Sipas saj, Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë as vazhdimësi e politikës, as peng i interesave të pushtetit, por roje e pavarur e Kushtetutës.
Ajo shtoi se drejtësia duhet t’u shërbejë Kushtetutës, shtetit dhe interesave të qytetarëve, pa iu nënshtruar ndikimeve politike.
Osmani deklaroi gjithashtu se legjitimiteti i demokracisë mbështetet te një drejtësi që nuk i bindet politikës, por u shërben vetëm Kushtetutës, shtetit dhe interesit qytetar.
Gjykata Kushtetuese është organi që garanton respektimin e Kushtetutës dhe shqyrton çështjet kushtetuese në pajtim me kompetencat e përcaktuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…
Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…
Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…
Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…