Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga ndërpret hetimet ndaj tij

Gjykata e Hagës ka ndërprerë hetimin për ish komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi si dhe janë liruar të gjithë akuzat ndaj tij.

Përmes një njoftimi zyrtar, Selimi ndan lajmin e mirë dhe nënvizon faktin se pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e ka dëshmuar gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues.

Njoftimi i plote:

Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe të tjerëve. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues.

Gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara, kam pasur edhe statusin e personit të dyshuar. Me këtë rast, dëshiroj të informoj publikun se të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për avokatin tim, z. Artan Qerkini, për këshillat profesionale dhe angazhimin e tij të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të mia gjatë gjithë procesit pranë Dhomave të Specializuara.


Shtuar 13.02.2025 17:24

Tags: ,