Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadriu Kryeziu, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Sipas tij, dorëheqja duhej të ishte dhënë dhe çështja nuk duhej të kthehej në problem të madh. Ai theksoi se dorëheqja është e parashikuar si në Kushtetutë, ashtu edhe në ligj.
None found
“Një politikan ka më shumë përgjegjësi se një qytetar. Dorëheqja nuk duhet trajtuar si diçka tragjike. Ajo njihet në botë si institut kushtetues dhe ligjor; njerëzit largohen nga detyra edhe kur mund të ketë pasur gabime që nuk i kanë bërë drejtpërdrejt. Duhet dhënë dorëheqja, pa e bërë çështjen kaq problematike. Te ne kjo nuk është traditë”, u shpreh Kryeziu.
Ai shtoi se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët, por e cilësoi vrasjen e Arlinda Zekajt si rastin më makabër të ndodhur në Republikën e Kosovës.
Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit dhe të mbajtjes në izolim…
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për paketën e masave fiskale që pritet të zbatohet nga 1 janari 2027. Ai…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes…
Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës. Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore…