Faton Tony Bislimi ka marrë mbështetje publike për Presidencën e Kosovës nga ish-bashkëstudentët e tij në Harvard Kennedy School. Mes tyre ka drejtues institucionesh, ekspertë ndërkombëtarë dhe profesionistë nga SHBA, Japonia, Turqia, Egjipti, Meksika dhe vende të tjera.
None found
Mbështetja me jehonë ndërkombëtare është bërë publike përmes një letre të përbashkët me urime dhe përkrahje, të hartuar nga pjesëtarë të programit prestigjioz MPA/ID të vitit 2007, ndërkohë që Bislimi po e shqyrton mundësinë e kandidimit për President të Republikës së Kosovës.
Nënshkruesit nuk e paraqesin qëndrimin e tyre si një përkrahje të zakonshme politike. Ata kanë studiuar së bashku me Bislimin në Harvard, në një nga qendrat më të njohura në botë për qeverisje, politika publike dhe zhvillim ndërkombëtar, ndaj theksojnë se e njohin atë nga afër.
Sipas vlerësimit të tyre, Bislimi është një profesionist me integritet dhe formim të lartë akademik, i angazhuar në shërbimin publik dhe me aftësi të veçanta për të krijuar pajtim përtej dallimeve politike e ideologjike.
Ish-bashkëstudentët e lidhin profilin e tij edhe me të ardhmen e Kosovës. Ata vlerësojnë se vendit i nevojitet një udhëheqje parimore dhe largpamëse, e cila garanton stabilitet institucional dhe mban një drejtim të qartë demokratik e euroatlantik.
“Kosova do të përfitonte nga një lidership i tillë”
Në një prej pjesëve kryesore të letrës thuhet se Kosovës do t’i sillte dobi një lidership “parimor, largpamës, i përkushtuar fort ndaj demokracisë dhe thellësisht i bazuar në partneritetin e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.”
Letra publikohet në një periudhë kur emri i Faton Tony Bislimit po përmendet gjithnjë e më hapur në diskutimet publike për Presidencën e Kosovës.
Bislimi, ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një nga mbështetësit e hershëm të forcimit të raporteve Kosovë–SHBA, sipas ish-bashkëstudentëve ka ndërthurur arsimimin elitar në Harvard me përvojën konkrete në shërbimin publik në Kosovë, Ëashington D.C. dhe më gjerë.
Letra mban firmat e profesionistëve që aktualisht kanë pozita dhe angazhime në sektorë të ndryshëm ndërkombëtarë.
Në listën e tyre përfshihen Erick Ramos Murillo, CEO i Allkemie; Eugenio Amador, Chief Financial Officer në Comisión Federal de Electricidad në Meksikë; Sabeen Ali, me bazë në New York; Dr. Ilker Ersegun Kayhan nga Turqia; Kusi Hornberger, Partner në Dalberg Capital; Shuji Hashizume, Regional Head në Asian Development Bank; si dhe Mohamed El Dahshan, ekspert për zhvillimin e sektorit privat në UNDP.
“Mezi presim të dëshmojmë ndikimin që ai do të ketë”
Përveç urimeve dhe mbështetjes, ish-bashkëstudentët e Harvardit shprehen se presin me padurim të shohin ndikimin që Bislimi mund të ketë në Kosovë dhe, sipas formulimit të tyre, edhe në botë.
Letra e dalë nga Harvard Kennedy School dhe e firmosur nga profesionistë me përvojë në institucione e organizata ndërkombëtare po bëhet kështu një nga shenjat më të veçanta publike lidhur me Faton Tony Bislimin dhe mundësinë që ai të kandidojë për President të Kosovës.
Letra e plotë:
Letër përkrahjeje për Faton Tony Bislimin
Me kënaqësi të veçantë i përcjellim mbështetjen tonë personale dhe urimet më të mira ish-shokut tonë të klasës në Harvard MPA/ID ‘07, Faton Tony Bislimi, në kohën kur ai po e konsideron kandidaturën për President të Republikës së Kosovës.
Për ne ishte kënaqësi dhe privilegj të studionim së bashku me Tony-n në Shkollën Kennedy të Harvardit. Gjatë asaj kohe pamë drejtpërdrejt angazhimin e tij të thellë për shërbimin publik, kureshtjen intelektuale, integritetin dhe përkushtimin e pandërprerë ndaj Kosovës, së ardhmes së saj demokratike dhe orientimit euroatlantik.
Programi ynë i formimit përfshinte analizën, debatin dhe vendimmarrjen. Tony dëshmoi vazhdimisht njohuri teknike, të shoqëruara me një kuptim të mprehtë të vështirësive që dalin gjatë zbatimit të politikave komplekse, duke i paraqitur qëndrimet e tij përmes argumenteve të qarta dhe të artikuluara mirë. Aftësia e tij për krijimin e konsensusit është e pakrahasueshme.
Edhe pas viteve të Harvardit, Tony e ka vijuar përkushtimin ndaj shërbimit publik. Në cilësinë e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si një përkrahës i hershëm i marrëdhënieve SHBA-Kosovë, ai ka ndërthurur formimin politik të marrë në një nga qendrat më të shquara botërore të dijes me vite përvoje praktike në Kosovë, Uashington DC dhe më gjerë.
Njëkohësisht, duam të vlerësojmë dhe të theksojmë punën e tij të pandalshme për ngritjen e urave përtej ndarjeve politike dhe ideologjike. Në një periudhë kur Kosovës i duhet më shumë unitet, qëndrueshmëri institucionale dhe besim tek e ardhmja, përvoja, vlerat dhe aftësia e Tony-t për të bashkëpunuar përtej dallimeve politike përbëjnë avantazhe të qarta, të cilat ai do t’i vendosë në shërbim të kombit.
Vlerësimi ynë është se Kosova do të kishte dobi nga një udhëheqje parimore dhe vizionare, me përkushtim të palëkundur ndaj demokracisë dhe të mbështetur fuqishëm në partneritetin e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Si ish-studentë të Shkollës Kennedy të Harvardit, kemi kënaqësinë ta përkrahim Tony-n dhe t’i dëshirojmë çdo sukses në përpjekjen e tij për t’i shërbyer vendit në nivelin më të lartë. Presim me padurim të shohim ndikimin që ai do të ketë në vend dhe, në të vërtetë, në mbarë botën.
Me mbështetjen dhe urimet tona më të përzemërta,
Të diplomuarit e Harvard Kennedy School, Programi për Administratë Publike dhe Zhvillim Ndërkombëtar (MPAID 2007):
Erick Ramos Murillo
CEO, Allkemie
Mexico & United States of America
Eugenio Amador – Chief Financial Officer, Comisión Federal de Electricidad Mexico
Sabeen Ali
Harvard Kennedy School
Neë York City, United States of America
Dr. Ilker Ersegun Kayhan
Harvard Kennedy School
Turkiye
Kusi Hornberger
Partner, Dalberg Capital
United States of America
Shuji Hashizume
Regional Head, Asian Development Bank
Japan
Mohamed El Dahshan
Private Sector Development Expert, UNDP
Egypt
Nilgün Yankaya Akram – MPA/ID – United Kingdom
Laura Ardila – MPA/ID 2007, Harvard Kennedy School – United States of America
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga të dhënat e para…
Pas përfundimit të fjalimeve denoncuese përballë godinës së ekzekutivit, protestuesit e ditës së 92-të kanë lënë bulevardin kryesor dhe kanë…
Disa ditë pas përmbytjeve shkatërruese, banorët e distriktit Rasuwa në Nepal thonë se vijojnë të jenë të shkëputur nga shërbimet…
Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të…
Bashkëstudentët e tij në Harvard Kennedy School dalin publikisht në krah të Faton Tony Bislimit për Presidencën e Kosovës, mes…
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga të dhënat e para…