Categories: kosovë

Ilir Deda: Nëse sot nuk gjendet zgjidhje, humbja do të jetë e përbashkët

Ilir Deda ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë ende mundësi të dakordohen për hapat e ardhshëm. Sipas tij, një marrëveshje do t’i nxirrte të gjitha palët fituese, ndërsa mungesa e saj do ta zvogëlonte edhe mundësinë që Apeli të ketë sukses.

Të lidhura

None found

Në një reagim të publikuar në Facebook, njohësi i çështjeve politike paralajmëroi se mosarritja e një zgjidhjeje për leximin e dytë të Ligjit për dhomat e specializuara dhe për zgjedhjen e presidentit do ta linte vendin pa ligj, pa president, pa u.d. president, pa strategji të përbashkët dhe me humbje për të gjithë.

Deda theksoi se një situatë e tillë do ta dobësonte më tej mundësinë që Apeli të ketë sukses.

Sipas tij, LVV dhe PDK mund të merren vesh sot për hapat e ardhshëm, në mënyrë që rezultati të jetë në favor të të gjithëve. Në të kundërtën, ai tha se nuk ka asnjë garanci se pas zgjedhjeve të nëntorit akterët e njëjtë do të sillen ndryshe.

Deda paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e dështimit kolektiv dhe humbjes së çdo mundësie për sukses në vend, përfshirë edhe çështjen kryesore: pengimin e kriminalizimit të luftës së drejtë për liri.

Tags: Humbjekosova

të fundit

VIDEO/ Edon Zhegrova çorienton mbrojtjen e Austrisë me lëvizjet e tij dhe asiston golin e Fisnik Asllanit

Edon ZhegrovaDisa lëvizje “mjeshtërore” me topin mjaftojnë për të krijuar rastin perfekt për golin [...]Read More...

4 seconds ago

Teddy Sheringham befason me zgjedhjen e tij për sulmuesin më të mirë të Premierligës

Teddy Sheringham e ka emëruar çuditërisht sulmuesin e Liverpoolit, Alexander Isak, si sulmuesin më të mirë në Ligën Premier, duke…

6 minutes ago

Burim Ramadani kallëzon penalisht Albulena Haxhiun lidhur me nominimin e Auditorit të Përgjithshëm

Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për, siç thotë,…

8 minutes ago

Policia forcon masat e sigurisë pranë Kuvendit pas protestës së tensionuar

Pas një nate të tensionuar, gjatë së cilës protestuesit qëndruan deri para mesnatës para Qeverisë së Kosovës, mëngjesi i sotëm…

8 minutes ago

Asnjë nuk përfitoi! Plot gjashtë të rrezikuar te Kombëtarja, Maran me laps e letër në “Air Albania” (EMRAT)

Kombëtarja e Shqipërisë, do të përballet me San Marinon, më 6 tetor ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Sfida vlen…

14 minutes ago

Person found dead on highway as police search for driver

Një burrë me moshë të panjohur u gjet i vdekur në anë të autostradës sot, pasi, sipas informacioneve fillestare, u…

22 minutes ago