Pas 27 vjetësh pritjeje, Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj është rivarrosur sot në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt. Ai ishte rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë më 19 prill 1999.
None found
Eshtrat e Rrecajt u gjetën në një varrezë masive në veri të vendit dhe më pas u identifikuan përmes analizës së ADN-së.
Qindra qytetarë morën pjesë në ceremoninë e varrimit. Mes tyre ishin ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
I lindur më 10 nëntor 1944 në Llaushë, Idriz Rrecaj ishte mësues, inxhinier i bujqësisë dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Ai ndihmoi në organizimin e rezistencës, në arsimin shqip, në pajtimin dhe solidaritetin, si dhe i dha mbështetje të fuqishme luftës çlirimtare.
Në vitin 2019, për kontributin në çështjen kombëtare dhe përkushtimin ndaj lirisë së Kosovës, ai u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Një këngë e njohur mund të zgjojë kujtime, të zbusë shqetësimin dhe t’i ndihmojë personat me demencë të lidhen me…
Mbrëmjën e së hënës, Jona u eliminua nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke lënë pas shtëpinë dhe banorët…
Anjeza ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede me Sharrin. Ajo ka paralajmëruar se në Prime-in e radhës…
"Për dashni njeri ndryshon!”, Anjeza e gatshme të bëhet më e butë për Sharrin?... Në një lojë që Edita dhe…
Momente të reja janë shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, me në qendër Valdrinën dhe Valdetin. Valdrinës…
Kryetari i Partisë Mundësia ka reaguar pas lajmit se Elisa Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së dhe se…