Categories: kosovë

Hoxhaj paralajmëron se Kosova mund të mbetet prapa rajonit në integrimin evropian

Deputeti i PDK-së, ish-zëvendëskryeministër dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka shprehur shqetësimin se Kosova mund të përfundojë si vendi i fundit i rajonit në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Sipas tij, Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin përpara drejt anëtarësimit në BE.

Të lidhura

None found

Në një reagim të publikuar në Facebook, Hoxhaj tha se zhvillimet e ditës në rajon duhet të shihen si një sinjal alarmues për institucionet e Kosovës.

Ai përgëzoi Shqipërinë për përparimin në negociatat për anëtarësim në BE, si edhe Malin e Zi për përmbylljen e dy kapitujve të rinj negociues. “Sot, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi po afrohen çdo ditë e më shumë me Bashkimin Evropian, Kosova rrezikon të mbetet e fundit në rajon në rrugën drejt anëtarësimit”, ka shkruar Hoxhaj.

Duke iu referuar situatës së Kosovës, ai vlerësoi se vendi ka humbur pozicion në raport me mundësinë evropiane që e kishte disa vite më herët.

“Deri para shtatë vitesh, vendi ynë kishte një perspektivë shumë më të besueshme evropiane dhe gëzonte një mbështetje më të madhe nga partnerët tanë. Ndërkaq, qe 3 vjet Kosova pret që statusin e vendit kandidat ta shqyrtojë dikush, por ai ka mbetur në sirtarët e Bashkimit Evropian dhe askush nuk po merret me të”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

Në përmbyllje, Hoxhaj kërkoi që integrimi evropian të rikthehet në qendër të politikës së jashtme të Kosovës. “Kosova meriton ta rikthejë vendin e saj në agjendën evropiane dhe të ecë përpara me besueshmëri e vizion”, ka përfunduar ai.

të fundit

Parashikimet astrologjike për 22 nëntor 2026

Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…

11 minutes ago

New details from the suspicious death of the 38-year-old on the Skopje ring road – what was found on his body?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

51 minutes ago

How much the price of electricity is expected to rise from January 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

51 minutes ago

Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e 38-vjeçarit në unazën e Shkupit – çfarë u konstatua në trupin e tij?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

1 hour ago

Sa pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike nga janari 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

1 hour ago

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

8 hours ago