Numri i kapitujve të negociatave që Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht me Bashkimin Evropian ka arritur në 23, ndërsa të hapur mbeten edhe 10. Hapi i fundit u shënua të premten, më 6 nëntor, gjatë Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel, ku u miratua mbyllja e kapitullit 1, që mbulon lëvizjen e lirë të mallrave, dhe kapitullit 12, që lidhet me sigurinë ushqimore dhe politikat veterinare e fitosanitare.
Pas këtij përparimi drejt anëtarësimit, kryeministri Milojko Spajiq tha se Mali i Zi kishte përcjellë mesazhin e gatishmërisë për të hyrë në etapën përmbyllëse të integrimit evropian.
None found
Për shqiptarët që banojnë në Mal të Zi, kryesisht në Ulqin, Tuz, Plavë e Guci, ecja përpara e negociatave nënkupton perspektivën për t’u bërë qytetarë të BE-së në një të ardhme të afërt. Përparimi i Podgoricës dallon nga ai i Shqipërisë, e cila, sipas raportimeve, ka përmbyllur vetëm katër kapituj. Ndërkohë, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka statusin e kandidatit.
Kalendari i parashikuar nga Podgorica synon përfundimin e negociatave deri në dhjetor 2026 dhe nënshkrimin e Traktatit të Anëtarësimit në qershor 2027. Gjatë nëntorit pritet të mbyllen edhe pesë kapituj, kurse për dhjetorin është parashikuar përmbyllja e kapitujve 23 dhe 24, që përfshijnë gjyqësorin, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Megjithatë, Brukseli ka bërë të qartë se ky kalendar mbetet orientues: çdo prapakthim në zbatimin e reformave mund të sjellë shtyrjen e anëtarësimit. Pasi të nënshkruhet, traktati do të duhet të marrë ratifikimin e të 27 shteteve anëtare, si edhe të vetë Malit të Zi.
Mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ka rihapur debatin për vendin e Kosovës në agjendën e Uashingtonit. Sipas…
Zgjedhjet për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mbahen në vitin 2027, por gara për të marrë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Administrata amerikane duket e përçarë lidhur me vijimin e konfliktit me Iranin. Zëvendëspresidenti JD Vance po ushtron presion për t'i…
Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë refuzojnë dialogun me kryeministrin,…
Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.…