Categories: kosovë

Hoxha: Në 45 lokacione në veri u sekuestruan armë, municion dhe pajisje ushtarake

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se nga 6 deri më 17 gusht janë zhvilluar operacione në veri të vendit për zbulimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale. Aksioni u krye në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Të lidhura

None found

Sipas Hoxhës, operacionet u ndërmorën në zonën e komunës së Zubin Potokut, pas informatave të siguruara përmes rrugëve të ndryshme operative dhe bashkëpunimit me qytetarë, të cilat ngrinin dyshime për posedim të armëve të paligjshme. Pas verifikimit të këtyre të dhënave, autoritetet kryen kontrolle në 45 lokacione.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u konfiskuan 20 mitralozë, 11 armë të gjata AK-47, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, 27 pushkë gjuetie, nëntë pistoleta dhe një pushkë ajrore.

Policia sekuestroi gjithashtu 4,831 copë municion të kalibrave të ndryshëm. Në lokacione u gjetën edhe pjesë armësh, shumë tatujta, kondakë, karikatorë, optikë për armë, kaseta armatimi dhe rreth 10 pesha apo magazina.

Mes pajisjeve të tjera të sekuestruara ishin thika ushtarake, gazmaska, 10 palë dylbi, radiolidhje, mbajtëse për radio, sepata ushtarake, arka druri për municione dhe mjete të tjera ushtarake. Po ashtu, autoritetet gjetën një numër të madh uniformash, çanta ushtarake, këmisha ushtarake të ushtrisë së Serbisë, policisë së Serbisë dhe pajisje të tjera të lidhura me fushën ushtarake.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe dokumente të mbrojtjes territoriale të Ish-Jugosllavisë, kartela të veteranëve të luftës, dokumente personale me numra serikë, ditarë të rojeve të pyllit dhe dorëshkrime të tjera për qëllime luftarake. Në mesin e materialeve të gjetura kishte gjithashtu leje për armë të shkurtra, leje për armë gjuetie dhe leje të tjera të skaduara.

Hoxha njoftoi se në kuadër të operacioneve u gjetën edhe mjete monetare në vlerën prej 9,600 euro dhe 5,000 franga.

të fundit

Manchester United interesohet për mbrojtësin e Barcelonës, Alex Balde

Manchester United ka nisur lëvizjet për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Alex Balde është shfaqur si një…

1 minute ago

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD më 27 gusht / Zbardhet rendi i ditës dhe platforma e modernizimit

Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e Këshillit Kombëtar për ditën e martë, më 27 gusht, në orën 18:00, mbledhje e…

17 minutes ago

Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho rikthehet në fushat e futbollit me skuadrën italiane

Ronaldinho ka mbërritur në Itali dhe do të marrë pjesë në një numër ngjarjesh promovuese me skuadrën e Serie C,…

19 minutes ago

Tragjedi në Nigeri, përmbytet varka e mbingarkuar: 40 fëmijë humbin jetën dhe dhjetëra rezultojnë të zhdukur

Të paktën 40 fëmijë kanë humbur jetën pasi një varkë e mbingarkuar u përmbys në shtetin Sokoto, në veriperëndim të…

25 minutes ago

Joe Cole kundër çmimit të vendosur nga Chelsea për Pedro Neton: 115 milionë euro janë të pajustifikueshme

Ish-lojtari i kombëtares angleze dhe ish-ylli i Chelseat, Joe Cole, kritikoi ashpër operacionet financiare të ish-klubit të tij, duke thënë…

31 minutes ago

Revizioni zbulon parregullsi në prokurimet e konviktit studentor “Pelagonia

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë mospërputhjesh në prokurimet publike gjatë punës së konviktit studentor “Pelagonia” në Kisella…

40 minutes ago