Categories: kosovë

Hoxha jep detaje për operacionet kundër armëve ilegale në Zubin-Potok

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, njoftoi se në komunën e Zubin-Potokut janë zhvilluar disa operacione për identifikimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale. Aksioni është ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Të lidhura

None found

Sipas Hoxhës, kontrollet u kryen nga 6 deri më 17 gusht, pas informatave të siguruara përmes burimeve të ndryshme operative dhe në bashkëpunim me qytetarët.

Gjatë kësaj periudhe, autoritetet kontrolluan gjithsej 48 lokacione, ku zbuluan sasi të konsiderueshme armësh, municionesh dhe mjetesh të tjera të kundërligjshme. Hoxha tha se armët e zjarrit dhe eksplozivët mbeten një kërcënim i madh për sigurinë e qytetarëve, ndërsa operacionet u realizuan me synim parandalimin e posedimit të tyre të paligjshëm.

Si rezultat i kontrolleve, u gjetën 72 armë: dy mitralozë, 11 armë të gjata AK-47, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, 27 pushkë gjuetie, nëntë armë të shkurtra dhe një pushkë ajrore.

Po ashtu, ekipet zbuluan shtatë mjete shpërthyese, shtatë granata dore, pjesë plastike të paketimit të granatave, pjesë metalike të mjeteve shpërthyese dhe 4 mijë e 831 copë municion të kalibrave të ndryshëm.

Hoxha bëri të ditur se në operacione u sekuestruan edhe pjesë të shumta armësh, karikatorë, optikë për armë, kaseta armatimi dhe magazina. Në mesin e pajisjeve të konfiskuara kishte gjithashtu thika, maska gazi, dylbi, radiolidhje, mbushër për radio, sëpata dhe mjete të tjera luftarake.

Ndër materialet e gjetura u përfshinë edhe një numër i madh uniformash, çantash ushtarake të ushtrisë serbe dhe të policisë serbe, si dhe pajisje të tjera të lidhura me qëllime ushtarake.

Gjatë bastisjeve, autoritetet sekuestruan dokumentacione, kartela të veteranëve të luftës, leje për armë të shkurtra, leje për armë të UNMIK-ut dhe leje të tjera të skaduara.

Përveç tyre, u sekuestruan edhe 6 mijë e 100 euro dhe 5 mijë franga zvicerane, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

të fundit

Two people arrested in Gostivar, police seize cocaine and marijuana

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…

10 seconds ago

26-year-old Albanian arrested in Greece, suspected of killing compatriot in Thessaloniki in 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

27 seconds ago

I never saw him cry,” Jessica’s father reveals suspicions about her husband: She lived in fear that she might die

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

41 seconds ago

Gërvalla: The Prosecutor’s Office knew about the violence and threats against Arlinda Zekaj as of July 10

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e…

56 seconds ago

Serious incident in Kosovo/ A 27-year-old man and an infant found lifeless in a home

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë…

1 minute ago

Osmani: The judicial system took no measures against judges after Arlinda Zekaj’s letter

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

1 minute ago