Categories: kosovë

Hoti mohon heqjen e statusit të dëshmorit për Krasniqin, Aganin, Malokun dhe Kelmendin

Ahmet Krasniqi, Fehmi Agani, Enver Maloku, Bajram Kelmendi dhe personalitetet e tjera të përmendura në raportime vazhdojnë ta kenë statusin e dëshmorit dhe të përfitojnë të drejtat pensionale sipas legjislacionit në fuqi. Kështu ka deklaruar ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, duke theksuar se askujt prej tyre nuk i është hequr statusi apo e drejta e pensionit.

Në një postim në Facebook, Hoti i quajti të pavërteta dhe manipuluese pretendimet se Qeveria ua ka hequr këtë status. Ai sqaroi se as Ministria dhe as Qeveria nuk kanë marrë një vendim të tillë. Sipas tij, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit e ka përfunduar punën para shumë vitesh dhe nuk funksionon më si mekanizëm.

Të lidhura

None found

Ministri kritikoi mediat që publikuan këto pretendime, duke i akuzuar se po manipulojnë opinionin publik. Ai tha se, përmes titujve bombastikë dhe teksteve tendencioze, është tentuar të krijohet përshtypja se institucionet kanë marrë vendime që nuk ekzistojnë.

Hoti shtoi se mediat përkatëse nuk kishin kërkuar sqarime nga Ministria përpara publikimit. Ai theksoi se verifikimi i informacionit dhe marrja e qëndrimit të palës përkatëse janë përgjegjësi themelore të gazetarisë, veçanërisht për çështje të ndjeshme për familjet e dëshmorëve dhe opinionin publik.

të fundit

Dënohet shoferi që përplasi për vdekje 12-vjeçarin në Britani dhe u arratis në Letoni për dy vite

Një aksident tragjik që i mori jetën një 12-vjeçari në Britaninë e Madhe ka përfunduar me dënimin me burg të…

4 minutes ago

SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë takimin e parë të Bordit të Tregtisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë zhvilluar të premten takimin e parë zyrtar të Bordit të Tregtisë, një…

5 minutes ago

Kurti kërkon përshpejtimin e procesit për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kryeministri Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin është pritur në Parlamentin e Irlandës nga…

11 minutes ago

Pacolli: Kosova përfshihet në projektet rajonale për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova do të përfshihet në komponentin rajonal…

11 minutes ago

Movember campaign: Klekovski says men should not be afraid or ashamed to look after their health

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot, në kuadër të fushatës “Movember”, mbështeti iniciativën për testime falas të PSA-së, me qëllim…

22 minutes ago

Gërvalla on the enactment of the Bureau Law: Unjustifiable wealth can no longer hide behind power

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mirëpritur dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe…

22 minutes ago