kosovë

Surroi i reagon Xhavit Halitit: Krejtësisht të pavërteta akuzat se “Pesëshja e LDK-së i kërkoi Clintonit të mos e njoh UÇK-në”

Publicisti Veton Surroi ka reaguar pasi gazetari Baton Haxhiu ia përmendi emrin, kur deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, deklaroi mbrëmë në Pressing se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

Haxhiu tha se ata që e kanë bërë këtë kërkesë kanë qenë “Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”.

Të lidhura

None found

Surroi ka mohuar të jetë bërë një kërkesë e tillë nga delegacioni i Kosovës, duke thënë se kjo akuzë nuk qëndron. Madje, ka thënë se Rugova, Agani dhe Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi, raporton Express.

“Qëndrimi im edhe privat , edhe publik ka qenë nevoja e përfshirjes së UÇK në proces negociator. Disa herë kam deklaruar publikisht se pa pjesëmarrjen e UÇK-së në ekipin negociator nuk është e mundshme marrëveshja për Kosovën. Dr.Rugova, dr,Agani dhe dr.Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi.

Akuza ndaj delegacionit të Kosovës nuk qëndron. Sqarimin po e bëj për hir të historisë, e cila duhet të shkruhet nga burimi e jo nga spekulimi i përnatshëm debatues. E bëj edhe për dy anëtarët e vdekur që kanë mundur të japin shpjegime në të gjallë, por një akuzë e këtillë po ngrihet me dhjetëvjetësh pas vdekjes së tyre”, ka shkruar Surroi.

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë akter i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë në “Pressing” se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti.

Më pas, në studio gazetari Dukagjin Gorani pyeti se kush kanë qenë ata.

Emrat e tyre i tregoi gazetari Baton Haxhiu.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, ka thënë Haxhiu.

të fundit

Kosova dhe Turqia diskutojnë bashkëpunimin për ujërat, digat dhe lumenjtë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı,…

1 minute ago

Dhuna në familje në RMV: 70 për qind më shumë raste të raportuara, mbi 5.500 vepra penale në pesë vjet

Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut është rritur për 70 për qind në…

1 minute ago

Ramadan Zoto, me shtatë emra në regjistrat grekë, nga përplasja në Sarandë te djegia e lokalit në Ksamil dhe pista e Tiranës

Një tjetër episod i dyshuar i përplasjes mes grupeve kriminale në Sarandë dhe Ksamil është regjistruar më 29 nëntor 2025,…

7 minutes ago

Hoti mohon heqjen e statusit të dëshmorit për Krasniqin, Aganin, Malokun dhe Kelmendin

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr…

12 minutes ago

Dënohet shoferi që përplasi për vdekje 12-vjeçarin në Britani dhe u arratis në Letoni për dy vite

Një aksident tragjik që i mori jetën një 12-vjeçari në Britaninë e Madhe ka përfunduar me dënimin me burg të…

16 minutes ago

SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë takimin e parë të Bordit të Tregtisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë zhvilluar të premten takimin e parë zyrtar të Bordit të Tregtisë, një…

16 minutes ago