Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, kryeministri Albin Kurti u prit në Parlamentin e Irlandës nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të BE-së. Biseda u përqendrua te statusi i Kosovës si vend kandidat për BE.
Në takim morën pjesë kryesuesi i Komitetit, Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer, si dhe Frank Smyth, drejtor për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore të BE-së.
None found
Kurti theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat dhe nisja e negociatave të anëtarësimit, si hapa të rrugëtimit zyrtar të Kosovës drejt BE-së, nuk duhet të vonohen.
Sipas tij, është thelbësore që Këshilli t’i kërkojë Komisionit një mendim për aplikimin e dorëzuar në dhjetor 2022. Kurti u shpreh se për Kosovën procesi ka po aq rëndësi sa arritja e synimit, pasi reformat e çojnë vendin përpara në rrugën evropiane, u sjellin përfitime qytetarëve dhe e forcojnë shtetin.
Kosova aplikoi për statusin e vendit kandidat për BE në dhjetor 2022, por Komisioni Evropian ende nuk ka nisur shqyrtimin formal të kërkesës.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova do të përfshihet në komponentin rajonal…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot, në kuadër të fushatës “Movember”, mbështeti iniciativën për testime falas të PSA-së, me qëllim…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mirëpritur dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe…
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë, ku një automjet me pesë persona ka…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga Kukësi se opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo forcë…
Një 40-vjeçar, i identifikuar si ish-truproje i Hamasit dhe djali i një zyrtari të lartë të kësaj organizate, është shpallur…