Categories: kosovë

Hillary Clinton: Përfshirja e grave forcon komunitetet dhe e bën paqen më të qëndrueshme

Konferenca “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035” u zhvillua në Prishtinë, me fokus te roli i grave në proceset vendimmarrëse, në ndërtimin e paqes dhe në ndryshimin e shoqërisë.

Të lidhura

None found

Gjatë aktivitetit, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, prezantoi punën e Fondacionit Jahjaga për fuqizimin e grave dhe promovimin e drejtësisë sociale.

Sipas Jahjagës, vlerësimi i përfaqësimit të grave nuk mund të kufizohet vetëm te numri i tyre në institucione. Ajo nënvizoi se rëndësi ka ndikimi konkret që gratë ushtrojnë në vendimet e marra.

“Nuk mjafton vetëm të numërojmë se sa gra janë të përfaqësuara, por duhet të pyesim sa gra kanë ndikim real. Nuk mjafton të kemi statistika më të mira dhe sa gra janë ulur në tavolinën e vendimmarrjes, por duhet të shohim se sa vendime formësohen dhe firmosen nga vetë gratë”, u shpreh Jahjaga.

Ajo vlerësoi gjithashtu ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për angazhimin e saj në drejtimin e politikave dhe proceseve vendimmarrëse.

Haxhiu foli për nevojën që gratë të kenë një rol më të madh në nivelet ku merren vendime, duke veçuar praninë dhe kontributin e tyre në sektorin e sigurisë dhe në institucionet shtetërore.

“Nuk duhet të pyesim më nëse gratë janë të afta për të shërbyer apo për të udhëhequr. Përgjigjen e kemi prej vitesh, sepse gratë janë pjesë e policisë, janë pjesë e ushtrisë, janë pjesë e shërbimit korrektues dhe institucioneve të tjera të sigurisë. Ato janë aty, përballen me vështirësi dhe mbajnë në supe përgjegjësi shumë të mëdha”, deklaroi ajo.

Haxhiu e lidhi këtë çështje edhe me agjendën “Gratë, paqja dhe siguria” dhe me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, të emërtuar në vitin 2000, e cila njeh rolin e grave në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe garantimin e sigurisë.

Pjesë e konferencës ishte edhe një video-mesazh i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Ajo theksoi se përfshirja e grave në vendimmarrje sjell komunitete më të forta, paqe më të qëndrueshme dhe shoqëri më gjithëpërfshirëse.

Clinton uroi ekipin e Fondacionit dhe shprehu shpresën që konferenca të prodhojë ide të reja, partneritete më të fuqishme dhe angazhim të ripërtërirë për shndërrimin e ideve në veprime. Ajo tha se, edhe pse nuk mund të merrte pjesë personalisht, ishte “me ju në shpirt” dhe i mbështeste “me gjithë zemër” pjesëmarrësit.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, i financuar nga Luksemburgu dhe i zbatuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Tags: grate

të fundit

Messi përplaset me një lojtar të Beninit gjatë lamtumirës nga Argjentina

Lamtumira e Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës u shoqërua edhe me një moment të pazakontë, pasi ylli argjentinas humbi…

6 minutes ago

Albano Bogdo u përgjigjet kritikave për skeçin e “Portokallisë”: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni kanal

Aktori i njohur, Albano Bogdo, ishte sot i ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” me Alban Musa, ku reagoi ndaj…

11 minutes ago

Brazili mbyll 13.241 faqe bastesh pas forcimit të masave shtetërore

Brazili ka vijuar fushatën kundër basteve online, duke mbyllur 13.241 faqe interneti pas hyrjes në fuqi, më 25 shtator, të…

12 minutes ago

Akuzohen për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në SPAK

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e…

13 minutes ago

EURO 2027/ Plotësohet lista e 12 finalistëve, Shqipëria përgatitet për turneun U-21

UEFA European Under-21Shqipëria po përgatitet për një tjetër event madhor të futbollit europian, teksa janë përcaktuar 12 nga 16 skuadrat…

15 minutes ago

Interi përgatit përforcime pa kosto në mesfushë, Kovacic dhe Anguissa në listë

Interi ka nevojë për përforcime në mesfushë dhe kanë gjetur tashmë dy lojtarë të njohur, kontratat e të cilëve po…

17 minutes ago