Categories: sport

Kuvendi i Kosovës jep dritën jeshile për kredinë 60 milionë euro të projektit “Prishtina 2030

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së Kosovës me Agjencinë Franceze për Zhvillim u miratua nga Kuvendi me 95 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime. Marrëveshja mundëson një kredi prej 60 milionë eurosh për rikonstruksionin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Të lidhura

None found

Gjatë paraqitjes së marrëveshjes para deputetëve, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, shpjegoi destinacionin e fondeve dhe objektivat e projektit.

Sipas tij, ndërhyrjet do të përfshijnë rinovimin dhe zgjerimin e hapësirave të kampusit universitar, përfshirë zonën e konvikteve, si dhe rikonstruksionin ose ndërtimin e objekteve sportive në institucione të ndryshme arsimore pranë tyre.

Gjatë Lojërave Mesdhetare, kampusi i studentëve do të përdoret përkohësisht si fshati i atletëve, ndërsa objektet sportive të shkollave përreth do të shërbejnë si qendra stërvitore. Projekti synon të krijojë përfitime afatgjata për studentët e Universitetit të Prishtinës dhe banorët e Prishtinës, edhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.

Murati bëri të ditur se financimi kryesor i parashikuar në marrëveshje arrin në 60 milionë euro. Përveç kësaj shume, Kosova mund të përfitojë edhe një grant investiv shtesë prej 10 milionë eurosh.

Investimi do të fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës së kampusit universitar dhe të objekteve sportive përreth, të cilat do të kenë rol në strehimin dhe përgatitjen e sportistëve gjatë “Prishtina 2030”.

Pas mbylljes së Lojërave Mesdhetare, ndërtesat dhe hapësirat e rikualifikuara pritet të vazhdojnë të përdoren nga studentët e Universitetit të Prishtinës dhe komuniteti.

të fundit

Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave

Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…

5 minutes ago

Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin ndaj gazetarëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…

6 minutes ago

Në Mitrovicën e Veriut zbulohen mbetje eshtërore njerëzore

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…

6 minutes ago

Arrestohet në Maqedoni shqiptari që transportonte tetë migrantë afganë

MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur "Ostrovo", oficerët…

8 minutes ago

Pas një dekade, Shqipëria përballet sërish me Spanjën në një miqësore prestigjioze

FSHFFederata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor [...]Read More...

10 minutes ago

Në Kuvend nis shqyrtimi i amendamenteve për ndryshimet në Buxhet

Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…

21 minutes ago