Para fillimit të seancës konstituive, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, konfirmoi se do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme.
None found
Ai shprehu shpresën se gjatë ditës do të gjendet një zgjidhje lidhur me Kuvendin dhe presidentin.
Haziri deklaroi se përfaqësuesit e LDK-së kanë ardhur për të qenë pjesë e seancës konstituive. Sipas tij, pavarësisht zhvillimeve të djeshme, qasja duhet të ndryshojë dhe të merren parasysh thirrjet për respektimin e Kushtetutës dhe konstituimin e Kuvendit. Ai tha se partia e parë e neglizhoi këtë proces dhe e mbylli seancën për ditën e djeshme.
Deputeti i LDK-së shtoi se sot pret që zhvillimet politike të çojnë drejt normalizimit të Kuvendit të Republikës, në mënyrë që të krijohen mundësi për zbatimin e rezultateve zgjedhore në rastin e Qeverisë dhe Presidentit.
Duke komentuar deklaratën e Haxhiut se nënshkrimet e mbrëmshme nuk janë procesuar, Haziri theksoi se kjo çështje nuk lidhet as me të dhe as me LDK-në.
Ai tha se nuk e kupton se për cilat nënshkrime bëhet fjalë dhe kërkoi që pyetjet t’u drejtohen atyre që kanë shkaktuar procese të tilla, duke përsëritur se kjo nuk ka të bëjë me LDK-në.
Kuvendi i Kosovës e ka caktuar vazhdimin e seancës konstituive për të shtunën, sot, duke nisur nga ora 11:00. Partitë ish-opozitare kishin kërkuar që mbledhja të zhvillohej dje pasdite, me arsyetimin se në mesnatë skadonte afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e institucionit ligjvënës.
Nga zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja siguroi 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe Aleanca 7.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen mbi modelin e qeverisjes vendore…
Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier në dhomën e ajrimit.…
Propozimi i mazhorancës për reformën territoriale vijon të shkaktojë protesta në bashkitë që do të zhbëhen, ku mbrëmjen e së…
Lorik CanaRubrika “Legjendat Flasin” sjell në episodin e radhës një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, Lorik Canën…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, përsëriti qëndrimin e klubit për ta mbajtur Julian Alvarezin pavarësisht interesit të madh të…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të VLEN-it lidhur me Prokurorinë dhe rastin “Lotaria”, duke i cilësuar…