Albulena Haxhiu, Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, pranoi sot në një ceremoni zyrtare letrat kredenciale të Åsa Pehrson, ambasadores së Mbretërisë së Suedisë në Kosovë.
None found
Në takimin e zhvilluar me këtë rast, Haxhiu çmoi përkrahjen e pandërprerë që Suedia i ka ofruar Kosovës ndër vite dhe shprehu gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
“Duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës ndër vite, ritheksova gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, në fusha me interes të përbashkët”, deklaroi Haxhiu.
U.D. Presidentja i uroi ambasadores Pehrson mbarësi në përmbushjen e misionit të saj diplomatik në Kosovë. Ajo shprehu gjithashtu bindjen se diplomatja suedeze do të japë kontribut në fuqizimin e mëtejshëm të raporteve mes Kosovës dhe Suedisë.
“I dëshiroj qëndrim sa më të këndshëm në Republikën e Kosovës”, përfundoi U.D. Presidentja.
Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një…
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka numrin më të lartë të zyrtarëve me pasuri të mëdha në historinë moderne…
Zëdhënësi i partisë VLEN, Driton Sulejmani, akuzon partinë opozitare shqiptare BDI se po e bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim…
Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka pranuar apelimin e shtetit shqiptar lidhur me ekstradimin drejt Shqipërisë të personave të…
Patrick Vieira është emëruar përzgjedhësi i ri i Senegalit, duke marrë për herë të parë në karrierën e tij drejtimin…
Historia e transferimit të Alexander Isak te Liverpooli, e cila verën e kaluar zgjati deri në ditën e fundit të…