Categories: sport

Patrick Vieira merr zyrtarisht drejtimin e kombëtares së Senegalit

Federata Senegaleze e Futbollit ka bërë të ditur se Patrick Vieira është emëruar trajner i ri i përfaqësueses kombëtare, duke shënuar kështu debutimin e tij në drejtimin e një ekipi kombëtar.

Lajmi u konfirmua të martën nga FSF, e cila i besoi detyrën ish-mesfushorit francez me origjinë nga Dakari. Vieira zë vendin e Pape Thiaw, i cili u shkarkua pas dështimit të ekipit në fazën eliminatore të Kampionatit Botëror të këtij viti.

Të lidhura

None found

Në komunikatën e saj, federata njoftoi: “Patrick Vieira është trajneri i ri i kombëtares senegaleze. Detajet mbi prezantimin zyrtar dhe procedurat e mëtejshme të emërimit do të publikohen në një njoftim të dytë.”

Në moshën 50-vjeçare, Vieira përballet me sfidën e tij të parë në nivel kombëtaresh, pas një karriere si trajner që e ka çuar nëpër kampionatet e Anglisë, Francës dhe Italisë.

Ai ka grumbulluar përvojë në Premier League me Crystal Palace, ndërsa në Ligue 1 ka udhëhequr Nice dhe Strasbourg. Një tjetër kapitull i shkurtër në karrierën e tij ishte periudha te Genoa në Serie A italiane.

Si futbollist, Vieira mbetet një figurë legjendare e Francës, duke qenë protagonist në triumfet e Kupës së Botës 1998 dhe Kampionatit Evropian 2000. Ai ka veshur fanellën e “Gjelave” në më shumë se 100 raste.

Sukseset e tij më të mëdha në klub i lidhin me Arsenalin, ku regjistroi mbi 400 paraqitje dhe ngriti tre herë trofeun e Premier League.

Angazhimi i tij i parë me Senegalin do të jetë gjatë grumbullimit të radhës të ekipeve kombëtare, teksa kampionët e Kupës së Kombeve të Afrikës 2021 nisin rrugën drejt edicionit të vitit 2027. Ndeshjet kualifikuese për këtë kompeticion parashikohet të fillojnë në muajin shtator.

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

5 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

5 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

5 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

5 hours ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

5 hours ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

5 hours ago