Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, ka thirrur për të premten një takim me drejtuesit e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në legjislaturën e re.
None found
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 11:00 dhe do t’u kushtohet përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit, të caktuar për 6 gusht.
“Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë seancës konstituive pritet të krijohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Në agjendë janë gjithashtu betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit.
Procedurat parlamentare përcaktojnë që takimi përgatitor të thirret nga kryetari i legjislaturës së kaluar. Ndërkaq, drejtimin e seancës konstituive e merr deputeti më i moshuar, me ndihmën e deputetit më të ri.
Avokati serb Çedomir Stojkoviq i ka bërë sot thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të deklarohet nëse krimineli Milan Radoiçiq…
Qatip Osmani Laçi ka humbur drejtimin në kampionat, teksa është mposhtur edhe nga Teuta në Rrogozhinë [...]Read More...
Edlir TetovaTeuta mposhti minimalisht 1-0 Laçin në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores [...]Read More...
Lamine Yamal po mendon edhe për të ardhmen jashtë fushës së futbollit, pasi ylli i Barcelonës ka hyrë në biznesin…
Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…
Chelsea ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi nga Leeds United, duke u mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër…