Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do t’i vazhdojë punimet të premten, më 11 shtator, siç ka njoftuar ky institucion shtetëror.
None found
Mbledhja është planifikuar të fillojë në orën 11:00, me zgjedhjen e nënkryetarëve në rendin e ditës.
Punimet do të vijojnë pasi Albulena Haxhiu u zgjodh të mërkurën kryetare e legjislaturës së 11-të. Kandidatura e saj mori 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime.
Zgjedhja e nënkryetarëve nuk u zhvillua në të njëjtën seancë, për shkak se subjektet politike nuk arritën pajtim nëse kandidatët duhej të votoheshin së bashku në pako apo veçmas. Gjithashtu, u deklarua se Lëvizja Vetëvendosje, e cila propozoi Ardian Golën për nënkryetar, nuk do t’i mbështeste me votë Vlora Çitakun, të propozuarën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Kujtim Shalën, kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosocës.
Emilija Rexhepi dhe Slavko Simiq u propozuan për pozitat e nënkryetarëve që u përkasin komuniteteve joshumicë. Propozimi i Simiqit shkaktoi një tjetër përplasje në parlament, pasi drejtuesi i Grupit parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, tha se kandidaturën e Simiqit tjetër po e paraqiste “në emër të popullit serb”.
Albulena Haxhiu, në cilësinë e kryetares së parlamentit, i kërkoi Igor Simiqit që ta tërhiqte këtë deklaratë, por ai nuk e bëri një gjë të tillë.
Më pas, Haxhiu vendosi ta ndërpriste seancën, duke argumentuar se nuk ekzistonte pajtim për zgjedhjen e nënkryetarëve.
Procesi i konstituimit mund të përmbyllet vetëm pasi të zgjidhen pesë nënkryetarët e Kuvendit. Grupet më të mëdha parlamentare kanë të drejtë në tri prej këtyre pozitave, kurse dy të tjerat u takojnë komuniteteve joshumicë.
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…