Vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e nisi me një takim me homologun e saj, Afrim Gashi.
Gjatë bisedës u diskutua për forcimin e lidhjeve mes parlamenteve, përfshirë punën e komisioneve dhe grupeve të miqësisë, bëri të ditur Haxhiu.
None found
“Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë më të qëndrueshme kur kanë mbështetje të gjerë në parlamentet e tyre, si te shumica, ashtu edhe te opozita”, shkroi ajo.
Haxhiu nënvizoi se kuvendet mund të kontribuojnë në afrimin e mëtejshëm të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Një tjetër temë e takimit ishte mbikëqyrja e zbatimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, në mënyrë që ato të sjellin përfitime konkrete për qytetarët.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës e falënderoi Gashin për mbështetjen që Maqedonia e Veriut i ofron Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Palët folën gjithashtu për bashkërendimin në forumet parlamentare ndërkombëtare dhe për rrugën evropiane të të dy vendeve.
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjykatës, në seancën gjyqësore për caktimin e masës së…
Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë,…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut me një takim me homologun…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rezultatin e “Koalicionit Shqiptar” në zgjedhjet në Serbi, duke theksuar se bashkimi i…
Në një intervistë për News24, analisti Fatos Lubonja, ka krahasuar lëvizjen studentore në Serbi me zhvillimet politike në Shqipëri, duke…
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet e pritshme në paketën fiskale për vitin 2027, duke kërkuar konsultim me biznesin përpara…