Categories: maqedoni

Mexhiti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duhet të thellohen më tej

Izet Mexhiti, një nga liderët e VLEN-it, priti në Çarshinë e Vjetër të Shkupit Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Takimi mes tyre u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u fokusua te raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimi institucional dhe mundësitë për zgjerimin e tij në fusha me interes të përbashkët.

Sipas kabinetit të Mexhitit, në bisedë u nënvizua domosdoshmëria e forcimit të marrëdhënieve fqinjësore, të cilat mbështeten në lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore mes dy vendeve. Pjesë e diskutimit ishte edhe ruajtja e komunikimit të rregullt ndërmjet institucioneve, si dhe gjetja e hapësirave të reja për bashkëpunim në funksion të zhvillimit dhe interesave të përbashkëta.

Të lidhura

None found

“Ishte një kënaqësi e veçantë ta presim në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë lidhje të rëndësishme historike, kulturore dhe vëllazërore, të cilat përbëjnë një themel të fortë për thellimin e bashkëpunimit mes nesh. Në takimin tonë vlerësuam rëndësinë e dialogut të pandërprerë, forcimit të raporteve institucionale dhe avancimit të nismave me interes të përbashkët. Jam i bindur se bashkëpunimi i afërt mes dy vendeve i shërben zhvillimit, stabilitetit dhe perspektivës sonë të përbashkët”, deklaroi Mexhiti.

Pas përfundimit të takimit, Mexhiti falënderoi Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, për vizitën dhe i uroi sukses në përmbushjen e detyrave të saj institucionale. Ai rikonfirmoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira dhe vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

të fundit

Onur Çakici merr zyrtarisht detyrën si zëvendëskomandant i KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

2 minutes ago

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

5 minutes ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

11 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

11 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

14 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

28 minutes ago