Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, ka bërë të ditur se ka firmosur dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve të komunitetit serb, pas vendimit të marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
None found
Dorëheqjet e këtyre prokurorëve ishin paraqitur në vitin 2022.
Sipas Haxhiut, nënshkrimi i dekreteve i jep fund një procedure që kishte mbetur e hapur prej vitesh, ndërsa njëkohësisht jetëson vendimin e organit kompetent në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Kosovës. Ajo nënvizoi se funksionimi i shtetit mbështetet në rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit, ndaj askush nuk mund t’i mbajë institucionet peng apo të shkaktojë pasiguri juridike duke lënë procese të papërfunduara.
Ushtruesja e detyrës së presidentes deklaroi gjithashtu se Republika e Kosovës do të vijojë të veprojë me vendosmëri, duke respektuar ligjin dhe duke mbrojtur integritetin e institucioneve të saj.
Për këtë çështje, avokati Ardian Bajraktari dha një prononcim për “Bota sot”, ku sqaroi aspektet ligjore të vendimit.
Bajraktari vlerësoi se Haxhiu ishte e detyruar të zbatonte vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe, përmes dekreteve, të mbyllte procedurën e vonuar për lirimin e prokurorëve nga funksioni.
Ai shpjegoi se procesi, i cili kishte qëndruar pezull për një kohë, mori epilog me dekretet e ushtrueses së detyrës së presidentes. Meqë Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të dorëzuara vite më parë dhe më pas kishte propozuar lirimin e prokurorëve nga detyra, sipas tij, Haxhiu nuk kishte alternativë tjetër përveçse ta zbatonte këtë vendim.
Megjithatë, avokati bëri të qartë se prokurorët e liruar nga funksioni mund t’i drejtohen gjykatës për ta kundërshtuar vendimin, pasi ligjshmëria e dekreteve presidenciale mund t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor.
Sipas Bajraktarit, palët që janë të pakënaqura me këto vendime apo dekrete dhe pretendojnë se u janë cenuar të drejtat, tashmë kanë mundësi të kërkojnë mbrojtje në gjykatë. Ai theksoi se aktet individuale të autoriteteve publike nuk përjashtohen nga shqyrtimi gjyqësor, edhe kur nxirren nga Presidenti. Ligjshmëria e tyre vlerësohet nga gjykatat e rregullta, një standard që Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar në vitin 2021 përmes rastit me numër KI. 214/21, përfundoi ai për “Bota sot”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…
Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…
Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e yllit të Aston Villas Morgan Rogers, për një shumë rekord prej 117 milionë funtesh, duke…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…
Ky është momenti qesharak kur një pilot spanjoll duket se mashtroi një avion plot me pasagjerë argjentinas, duke i bërë…
Lionel Messi dhe dhjetë futbollistë të tjerë të Argjentinës nuk morën pjesë në paradën e autobusit të hapur në Buenos…