Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, ka bërë të ditur se ka firmosur dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve të komunitetit serb, në zbatim të vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
None found
Sipas Haxhiut, nënshkrimi i këtyre dekreteve i jep fund një procedure që ishte zvarritur prej vitesh, ndërsa vendimi është zbatuar në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Në njoftimin e saj, ajo sqaroi se shtatë prokurorët serbë kishin paraqitur dorëheqjet në vitin 2022 dhe se dekretet u nënshkruan pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës vendosi për lirimin e tyre nga detyra.
Haxhiu theksoi se ky veprim përmbyll një proces të mbetur i hapur për vite dhe vë në zbatim vendimin e institucionit përgjegjës, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Ajo deklaroi se funksionimi i shtetit mbështetet në rendin kushtetues dhe në sundimin e ligjit, duke nënvizuar se askush nuk mund t’i mbajë peng institucionet apo të shkaktojë paqartësi juridike nëpërmjet proceseve të papërfunduara.
Sipas saj, Republika e Kosovës do të vijojë të veprojë me vendosmëri, duke respektuar ligjin dhe duke mbrojtur integritetin e institucioneve të veta.
Influencuesi kontrovers, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan, janë paraqitur në një gjykatë federale në Miami, ku kanë nisur…
Dy ditë më parë, Brikena Selmani kishte të ftuarin më të veçantë në “Top Arena”, partnerin e saj, Mateo Borrin.…
Demokratët prisnin që Kryeministria t’u përgjigjej akuzave të europarlamentarit çek ndaj Edi Ramës, por reagimi erdhi nga Kuvendi. Ish-ministri Igli…
Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë qenë të ftuar së fundmi në “Prime Verë”, ku kanë folur për jetën e…
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku dy fëmijë kanë mbetur të dëmtuar lehtë.…
Në mbledhjen e 195-të të mbajtur sot, Qeveria, me propozim të Komitetit Drejtues i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, Vllado…