Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve të komunitetit serb.
None found
Dorëheqjet e këtyre prokurorëve ishin paraqitur në vitin 2022.
Haxhiu deklaroi se nënshkrimi i dekreteve i jep fund një procedure që kishte mbetur e pazgjidhur për vite dhe zbaton vendimin e organit kompetent, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Kosovës. Sipas saj, funksionimi i shtetit mbështetet në rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit, ndërsa askush nuk mund t’i pengojë institucionet apo të shkaktojë pasiguri juridike duke lënë procese të papërfunduara.
Ajo shtoi se Republika e Kosovës do të vijojë të veprojë me vendosmëri, duke respektuar ligjin dhe duke mbrojtur integritetin e institucioneve të veta.
Për këtë çështje është prononcuar për “Bota sot” avokati Ardian Bajraktari.
Sipas tij, procesi i vonuar për largimin e prokurorëve nga detyra u përmbyll përmes dekreteve të ushtrueses së detyrës së presidentes, e cila ishte e detyruar ta zbatonte vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Bajraktari shpjegoi se çështja kishte mbetur pezull prej një kohe. Meqë Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të dorëzuara vite më parë dhe, si pasojë, kishte propozuar lirimin e prokurorëve në fjalë, ushtruesja e detyrës së presidentes nuk kishte mundësi tjetër përveçse t’i lironte.
Avokati nënvizoi se prokurorët e shkarkuar mund t’i drejtohen gjykatës për ta kundërshtuar vendimin, pasi ligjshmëria e dekreteve presidenciale gjithashtu mund t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.
Nëse palët e pakënaqura vlerësojnë se me këto vendime apo dekrete u janë cenuar të drejtat, sipas Bajraktarit, atyre u lind e drejta të kërkojnë mbrojtje në gjykatë. Ai sqaroi se aktet individuale të autoriteteve publike nuk përjashtohen nga kontrolli gjyqësor edhe kur nxirren nga Presidenti, ndërsa ligjshmëria e tyre vlerësohet nga gjykatat e rregullta. Bajraktari tha se ky standard është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2021, përmes rastit me numër KI. 214/21.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Edi Rama po e mban pushtetin…
Shtatë ndeshje të Kupës së Botës 2026 janë raportuar si të dyshimta për manipulim të mundshëm të lidhur me bastet…
Kategoria e ParëArlind Rustemi është trajneri i ri i Bylisit, i cili do të drejtojë skuadrën për sezonin 2026/27, ku…
Bayern Munich mund të largojë tre futbollistë gjatë kësaj vere, por e ardhmja e Joao Palhinhas, Sacha Boey dhe Bryan…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me kritikat e…
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga…