Categories: kosovë

Haxhiu: Bekim Sejdiu mund të rikthehet në garën presidenciale nëse LDK-ja jep garanci për praninë e deputetëve

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Bekim Sejdiu mund të rikthehet si kandidat për president të Kosovës, nëse gjashtë deputetët e LDK-së që nuk e mbështetën kandidaturën e tij zotohen se do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë votimit, raporton Ekonomia Online.

Të lidhura

None found

Sipas Haxhiut, Sejdiu u tërhoq nga gara për shkak se nuk kishte përkrahjen e nevojshme nga këta deputetë. Ajo theksoi se marrëveshja ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidaturën e tij vazhdon të jetë në fuqi.

“Kandidati për president është zoti Bekim Sejdiu. Ai u largua nga gara pasi nuk e pati mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së. Ne nuk jemi tërhequr nga marrëveshja. Jam e bindur se, nëse ata deklarojnë se do të qëndrojnë në sallë, zoti Sejdiu do të rikthehet. Ai u tërhoq sepse nuk i kishte votat”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se rikandidimi i Sejdiut do të bëhej i mundur në rast se sigurohet mbështetja e kërkuar në Kuvend, ndërsa ka veçuar edhe figurën e tij profesionale dhe morale.

“Besoj se nëse ekziston garancia se në Kuvend janë dy të tretat e nevojshme, ai do të rikthehet. E kam vlerësuar faktin që pranoi të jetë kandidat i përbashkët i Vetëvendosjes dhe LDK-së. Po ashtu, çmoj integritetin e tij të lartë profesional dhe moral, pasi zoti Sejdiu ka shërbyer me dinjitet në çdo detyrë që ka mbajtur. Për këtë arsye kam konsideruar se një figurë e tillë i përshtatet pozitës së presidentit”, është shprehur ajo.

Haxhiu ka bërë të ditur se negociatat për tejkalimin e krizës politike po udhëhiqen nga kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ajo u ka kërkuar partive politike që të tregojnë seriozitet dhe konstruktivitet.

“Negociatat i drejton kryeministri Kurti, njëkohësisht kryetari i Vetëvendosjes, dhe nga këto takime mund të dalin çështje të rëndësishme për avancimin e situatës dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme. Pas vendimit të Hagës, gabimi më i madh që mund të bëhej tani do të ishte dërgimi i vendit në zgjedhje të parakohshme. Prandaj, u bëj thirrje partive politike të kenë një qasje serioze dhe konstruktive”, ka deklaruar Haxhiu.

të fundit

Macron after shootings near Paris: “A turning point for France, a racially motivated terrorist attack

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…

4 hours ago

Macron pas të shtënave pranë Parisit: “Një pikë kthese për Francën, sulm terrorist me motive raciste

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…

4 hours ago

Ronaldinho sërish në fushë në moshën 46-vjeçare, Ravenna cakton debutimin më 15 nëntor

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të debutojë si profesionist në moshën 46-vjeçare, duke luajtur për skuadrën italiane Ravenna, në…

5 hours ago

VIDEO/ Klidman Lilo shkëlqen me pritjet ndaj Leverkusenit, mediat greke mahniten nga 23-vjeçari

Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, debutoi mbrëmë në një kompeticion europian për klube [...]Read More...

6 hours ago

Horoskopi 24 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me…

6 hours ago

Protests in Tirana, Jim McGovern calls for an end to violence and for citizens to be heard

Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës…

6 hours ago