Categories: kosovë

Hasani: Lista e përbashkët shqiptare duhet të kthehet në platformë të fuqishme politike

Publicisti dhe intelektuali nga Bujanoci, Refik Hasani, ka vlerësuar marrëveshjen e subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të cilat janë caktuar të mbahen më 25 tetor 2026. Në një prononcim për “Bota sot”, ai e ka cilësuar këtë zhvillim si të rëndësishëm për përfaqësimin politik shqiptar.

Të lidhura

None found

Hasani ka bërë të ditur se ideja për një listë të përbashkët shqiptare është artikuluar prej tij publikisht që nga Marrëveshja e Konçulit, e 20 majit 2001. Sipas tij, kjo kërkesë është përsëritur në vazhdimësi sa herë që në Serbi janë zhvilluar zgjedhje parlamentare.

“Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që janë shpallur të mbahen më 25 tetor 2026, dhe është për ta përshëndetur”, ka deklaruar Hasani.

Sipas tij, marrëveshja nuk duhet të mbetet vetëm një bashkëpunim i kufizuar për procesin zgjedhor, por duhet të shërbejë si pikënisje për një organizim më të gjerë politik.

“Vazhdimisht, përmes vështrimeve, opinioneve, intervistave, deklaratave, prononcimeve, propozimeve, por edhe duke e parashtruar nëpër tryeza e debate, studime e kumtesa, nuk u ndal së kërkuari që shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të garonin me një listë të përbashkët, të unifikuar rreth një qëllimi, programi dhe platforme, në bashkërendim, koordinim, harmonizim dhe artikulim të kërkesave, me nevojën që interesat e përgjithshme të shqiptarëve të vendosen mbi interesat e ngushta partiake”, është shprehur ai.

Hasani ka theksuar se garimi i ndarë në disa lista ka fragmentarizuar votën shqiptare dhe ka kufizuar mundësinë për një numër më të madh përfaqësuesish në Parlamentin e Serbisë.

“Lista e përbashkët nuk është qëllim në vetvete, por një instrument politik për të rritur përfaqësimin dhe për ta bërë më të fuqishëm artikulimin e kërkesave të shqiptarëve etnikë e autoktonë të kësaj Krahine”, ka thënë Hasani.

Ndër objektivat që mund të realizohen përmes këtij bashkëpunimi, ai përmend pjesëmarrjen e përbashkët të subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përqendrimin e votës shqiptare në një listë, shtimin e përfaqësimit në parlament dhe krijimin e një zëri të unifikuar shqiptar në institucionet serbe.

Megjithatë, sipas Hasanit, pesha e marrëveshjes nuk duhet të matet vetëm nga rezultati i zgjedhjeve të 25 tetorit 2026.

“Rëndësia e saj qëndron edhe në mundësinë për të krijuar një program dhe platformë të përbashkët dhe jo vetëm një listë zgjedhore. Përfaqësimi politik duhet të përdoret për të ngritur çështje që lidhen me diskriminimin, pasivizimin e adresave, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, përfaqësimin proporcional dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve”, ka deklaruar ai.

Ai ka nënvizuar nevojën që marrëveshja zgjedhore të pasohet nga një bashkëpunim i konsoliduar në nivel programor, institucional dhe strategjik.

“Bashkimi elektoral duhet të pasohet nga bashkimi programor, institucional dhe strategjik, në unitet programor, institucional dhe politik, për një platformë të qëndrueshme politike shqiptare të kësaj Krahine”, është shprehur Hasani.

Publicisti nga Bujanoci ka kërkuar gjithashtu angazhim më konkret nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, si dhe nga SHBA-ja, BE-ja dhe OKB-ja, për çështjet që prekin shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në mesin e çështjeve që, sipas tij, duhet të trajtohen në mënyrë institucionale janë pasivizimi i adresave, përfaqësimi proporcional dhe garantimi i të drejtave të shqiptarëve.

Hasani ka rikthyer në vëmendje edhe propozimin për krijimin e një zyre ndërlidhëse pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Sipas tij, kjo zyrë do t’u shërbente të dëbuarve, të zhvendosurve dhe të shpërngulurve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që aktualisht jetojnë në Kosovë.

Hasani e konsideron marrëveshjen për listën e përbashkët si një mundësi për ndërtimin e një bashkëpunimi politik të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

“Bashkimi i votës është mjeti; përfaqësimi politik është instrumenti; ndërsa mbrojtja dhe avancimi i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të kësaj Krahine mbeten qëllimi më i gjerë dhe i vetëm”, ka përfunduar ai.

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

4 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

5 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

5 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

11 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

17 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

23 minutes ago