Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, njoftoi se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Pjesë e këtij delegacioni ishin profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph, si edhe Mario Marquez, Ramiz Tafilaj dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë. Haradinaj nderoi Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.
None found
Sipas Haradinajt, kontributi i tyre për Kosovën ka rëndësi të veçantë në rrugën drejt rikthimit të partneritetit strategjik me aleatët, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj publikoi edhe mesazhin e plotë:
Në nderim të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gllogjan patëm nderin t’i presim delegacionin nga Amerika, në përbërje të Prof. Daniel Serwer, Prof. Edward Joseph, Mario Marquez dhe Ramiz Tafilaj dhe shqiptaro-amerikanë tjerë të respektuar.
Angazhimi i tyre ndaj Kosovës është shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet drejt rikthimit në partneritetin strategjik me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me respekt dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat, z. Daniel Serwer dhe z. Mario Marquez i dedikova medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…
Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…
Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…