Categories: kosovë

Ekspertë nga SHBA: Integrimi i Kosovës kalon përmes NATO-s

Në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit u zhvillua një forum ndërkombëtar me temën “Inspirimi amerikan për Kosovën drejt rrugëtimit të demokracisë dhe lirisë”, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Në këtë aktivitet morën pjesë mysafirë të veçantë nga Uashingtoni, profesori Daniel Serwer, profesori Edward Joseph, ekspert për Ballkanin Perëndimor, shqiptaro-amerikania Besa Pinchotti dhe strategu, major Mario Marquez.

Të lidhura

None found

Të pranishëm në forum, përveç delegacionit nga Uashington D.C., ishin edhe kryetarë të komunave të rajonit të Prizrenit, si dhe figura politike nga Kosova, ndërsa në diskutime u vu theksi te mbështetja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës si në periudha krizash, ashtu edhe në kohë paqeje.

“Kontributi i shtetit amerikan për njerëzimin ka qenë gjithmonë një bindje e palëkundur se liria, demokracia, drejtësia dhe integriteti njerëzor janë vlera që mbrojnë jo vetëm amerikanët, por edhe të gjithë popujt në mbarë botën”, deklaroi kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Gjatë forumit, profesori Edward Joseph, ekspert për Ballkanin Perëndimor, dhe profesori Daniel Serwer ndalën te disa prej vështirësive që Kosova has në përpjekjet për anëtarësim në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

“E ardhmja e Kosovës është në NATO. Për Kosovën, katër shtete që nuk e njohin pavarësinë e saj përbëjnë pengesë, por kjo është rruga që e çon Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe drejt subjektivitetit ndërkombëtar”, theksoi Joseph.

“Jemi në një situatë ku Shtetet e Bashkuara nuk po e mbrojnë demokracinë brenda vendit të tyre dhe nuk mund ta mbrojnë atë gjithmonë në arenën ndërkombëtare. Kjo paraqet një sfidë të madhe për Kosovën. Sekretari Rubio e tha qartë në Kongres se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është në agjendë. Prandaj, ju duhet të punoni që ai të bëhet pjesë e agjendës”, u shpreh Daniel Serwer.

Ndërkaq, Mario Marquez vlerësoi se, pavarësisht pengesave ndërkombëtare që mund ta ngadalësojnë këtë proces, qytetarët e Kosovës e kanë vetë në dorë ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe shtoi se për këtë është shumë krenar.

Shqiptaro-amerikania Besa Pinchotti tha se 250-vjetorin e SHBA-së po e feston në Kosovë me shumë krenari.

Për nder të kësaj dite të rëndësishme për SHBA-në, në Kosovë janë duke u organizuar një varg aktivitetesh.

të fundit

Ndreca recounts phone call with Rama: Today’s conversation involved tension and insults; he blames me for Veliaj distancing himself

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

1 hour ago

Ndreca rrëfen telefonatën me Ramën: Biseda sot pati tensione e fyerje, më fajëson për distancimin e Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

2 hours ago

Evropa ka vetëm katër skuadra të pamposhtura në pesë ligat kryesore, Lazio mes surprizave

Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…

3 hours ago

Dabulla kërkon largimin e Klafuriç: Tirana ka lojtarë cilësorë, por loja nuk bind

Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…

3 hours ago

Bučkovski: Brvenica result signals gains for DUI and declining support for VLEN

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

3 hours ago

Ramadani calls for Sveçla’s removal: Police lack even basic equipment

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

3 hours ago