Ramush Haradinaj, ish-kryetar i AAK-së, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve nuk i ka siguruar partisë fituese numrat e nevojshëm për të qeverisur e vetme. Sipas tij, për këtë arsye, vendimmarrja duhet të jetë e përbashkët mes subjekteve politike.
None found
Duke folur për mediat, Haradinaj deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deri më tani nuk ka propozuar ndarjen e vendimmarrjes. Ai tha se opozitës i është ofruar vetëm mundësia për t’iu bashkuar pushtetit.
“Qytetari ka votuar, populli ka votuar dhe sot jemi deputetë të zgjedhur. Ky rezultat nënkupton bashkëvendimmarrje, pra vendimmarrje të përbashkët. Partisë fituese nuk i është dhënë shumica e mjaftueshme”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj vlerësoi gjithashtu se, duke u nisur nga rezultati i zgjedhjeve, njëri prej dy posteve më të rëndësishme të shtetit, kryeministri ose presidenti, duhet t’i besohet opozitës.
“Kryeministri është posti kryesor, pasi drejton qeverinë, ndërsa presidenti përbën njërin prej dy posteve kryesore të shtetit. Në bazë të rezultatit, njëri prej këtyre dy posteve i takon opozitës. Nëse rezultati lexohet me logjikë demokratike, kjo është mënyra e duhur për ta kuptuar atë. Por nëse lexohet me logjikë regjimi, siç po vepron Kurti, atëherë nuk kërkohet vendimmarrje e përbashkët”, ka deklaruar ai.
Sipas ish-kreut të AAK-së, Kurti synon t’i mbajë për vete të gjitha postet kryesore, ndërsa opozitën e sheh vetëm si pjesë të ekzekutivit.
Ai nënvizoi se opozita mund të kontribuojë në formimin e institucioneve, por kjo nuk duhet të kufizohet vetëm te përfshirja e saj në qeveri.
“Nuk besoj se opozita e ndihmon Kosovën vetëm duke u bërë pjesë e qeverisë Kurti për përfitime pushteti. Ajo mund ta ndihmojë Kosovën nëse përfshihet në vendimmarrje. Aleanca nuk synon thjesht përfitime nga pushteti, por nëse na jepet një rol për ta ndihmuar Kosovën, atëherë jemi të gatshëm”, ka thënë Haradinaj.
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…