Haradinaj: Çdo përpjekje për të cenuar gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është e papranueshme

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si një thirrje të fortë ndërgjegjeje për respektimin e të drejtave të shqiptarëve.

Haradinaj tha se protestat janë reagim ndaj ndërhyrjeve në politika që, sipas tij, kanë përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon.

Të lidhura

None found

“E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave. Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe. Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë,” ka shkruar Haradinaj në një postim publik.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për të garantuar përdorimin e gjuhës shqipe në institucione dhe arsimin publik, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre ligjore dhe kushtetuese.


Shtuar 6.04.2026 19:39