Categories: kosovë

Hamza pyet nëse LVV e LDK do ta kenë mbështetjen e plotë për Sejdiun, përjashton votat nga PDK

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar marrëveshjen e re midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta nominuar Bekim Sejdiun si kandidat për president, duke shprehur dyshime se a do të arrijnë ta sigurojnë shumicën e nevojshme.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për KosovaPress, Hamza u shpreh se megjithëse dy partitë i kanë matematikisht votat e mjaftueshme, mbetet për t’u parë nëse të gjithë përfaqësuesit e tyre do të jenë në seancë dhe do ta mbështesin këtë kandidaturë. Ai theksoi se kjo është një çështje e brendshme e atyre subjekteve politike.

Duke folur për procesin e gjatë të bisedimeve, Hamza theksoi se PDK-ja nuk ka një qëndrim specifik ndaj kandidatit pasi nuk është propozim i tyre. Sidoqoftë, ai pranoi se zoti Sejdiu është një figurë që e njohin dhe e vlerësojnë angazhimin e tij të mëparshëm. Hamza sqaroi se partia e tij ka insistuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike, mirëpo tema e presidentit nuk ka qenë në tavolinën e diskutimeve, dhe PDK-ja do të vazhdojë rolin e saj opozitar në Kuvend, duke ofruar kritika e alternativa, por edhe mbështetje për nismat me interes kombëtar.

Lidhur me mundësinë që ndonjë deputet i PDK-së të votojë për Sejdiun, Hamza u tregua i prerë. Ai deklaroi se është i bindur në unitetin e grupit të tij parlamentar dhe nuk pret asnjë shmangie nga qëndrimet zyrtare të partisë. Ai rikonfirmoi se PDK nuk do të jetë pjesë e krijimit të institucioneve, me përjashtim të rastit kur flitet për pozitën e nënkryetarit.

Sot, LVV dhe LDK arritën konsensus për emrin e Bekim Sejdiut për postin e presidentit të Kosovës. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Dy tentativat e kaluara kanë dështuar për shkak të moszgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke bllokuar kështu përfundimin e procesit për Legjislaturën e 11-të.

Seanca konstituive mbetet në epiqendër të përplasjeve mes partive parlamentare dhe dështimi për ngritjen e institucioneve po e thellon krizën politike. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë kohë për të negociuar një zgjidhje politike që do të mundësonte formimin e institucioneve të reja. Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca po vazhdojnë aksionet e tyre për të detyruar mbajtjen e seancës konstituive.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

1 hour ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

1 hour ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

1 hour ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

1 hour ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

5 hours ago