Categories: kosovë

Hamza para takimit me Kurtin: Në qendër duhet të jenë prioritetet, jo pozitat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi pak para takimit në Kuvendin e Kosovës me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se diskutimi duhet të nisë me prioritetet dhe jo me ndarjen e posteve.

Të lidhura

None found

I pyetur nëse do të ketë një zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja, Hamza veçoi si çështje kryesore partneritetin me aleatët, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.

“Fillimisht për prioritete se unë kam garuar me një program dhe kam garuar me disa prioritete. Nuk kam garuar për me i pas katër-pesë vetëm ministra, për me pas këtë dhe atë pozicion. Kam garuar me pas ambient të mirë për biznesin, me pas partneritet me aleatë dhe miqtë tanë dhe me i rrit pagat dhe pensionet”, tha ai.

Ndërkohë, Kurti për të premten ka ftuar në takim edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini. Ky i fundit e ka refuzuar ftesën, teksa ka renditur disa nga kërkesat e tij, mes tyre edhe gazin amerikan për ta bërë kuorumin për presidentin.

Të mërkurën, KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë me 47.13%, që përkthehet në 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta me 19.44%, apo 22 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 16.69% dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca mori 6.74% dhe shtatë ulëse. Komunitetet joshumicë, në anën tjetër, kanë siguruar 20 ulëse.

të fundit

Prokuroria e Beratit kërkon “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim paraqitje” për 11 persona, sekuestrohen miliona lekë, euro, dollarë e paund

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat kërkoi masa sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Detyrim…

36 seconds ago

Të shtënat me armë në Kurbin, kush ishte 40-vjeçari me 4 mbiemra që humbi jetën. Policia në ndjekje të autorit

Policia e Kurbinit ka zbardhur detaje nga atentati me armë që ndodhi mbrëmë në këtë qytet, ku shënjestër e sulmit…

6 minutes ago

Dy persona ndalohen në Shkup pas një bastisjeje, sekuestrohen drogë dhe para

MPB Maqedoni njofton se dje (09.07.2026) në orën 22:20, oficerët e Njësisë për Trafikim të Paligjshëm pranë SPB Shkup privuan…

11 minutes ago

Panik në avionin e Ryanair nga Selaniku për në Mynih, defekt në motor dhe dëmtim i një dritareje në fluturim, lëndohet një 61-vjeçar

Pasagjerët e një fluturimi të mëngjesit të Ryanair përjetuan çaste ankthi në avionin që ishte nisur nga aeroporti “Maqedonia” i…

16 minutes ago

Fenerbahçe merr lajm pozitiv, Vedat Muriqi afër kthimit në fushë pas rehabilitimit

Vedat Muriqi ka bërë përparim të madh në procesin e rikuperimit dhe sulmuesi kosovar pritet të rikthehet së shpejti në…

22 minutes ago

Ukrainian agent retracts court confession in the murder of suspect in attack on multimillionaire in Monaco

Në një kthesë të re të çështjes së atentatit të dyshuar ndaj një biznesmeni multimilioner në Monako, një agjent i…

23 minutes ago