Categories: kosovë

Kurti pret takim konstruktiv me Hamzën, kreu i PDK-së kërkon fokus te prioritetet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të mbajë sot takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Të lidhura

None found

Takimi me Hamzën është caktuar për në orën 09:00, ndërsa ai me Abdixhikun në orën 18:00, dhe të dyja do të zhvillohen në Kuvendin e Kosovës.

Këto takime pasojnë letrën që Kurti ua ka dërguar kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për t’u takuar, gjë e konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Fatlum Jashari. Ftesat janë nisur një ditë pasi KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit të mërkurën. Nga këto zgjedhje, parti e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.13%, apo 53 ulëse në Kuvend. E dyta, Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, apo 22 deputetë. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse, si dhe Aleanca, me 6.74%, shtatë ulëse. Kurse komunitetet joshumicë kanë siguruar 20 ulëse.

Kurti ka mbërritur në Kuvend i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, për takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Para fillimit të takimit, Kurti tha se pret që biseda me Hamzën të zhvillohet në frymë konstruktive.

“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislatures së 11-të”, tha Kurti.

Ky është takimi i parë i Kurtit me krerët e partive politike pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pak para takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës se fillimisht duhet të flitet për prioritete dhe jo për pozita.

I pyetur nëse do të gjendet një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja, Hamza përmendi partneritetin me aleatët, si edhe rritjen e pagave dhe pensioneve.

“Fillimisht për prioritete se unë kam garuar me një program dhe kam garuar me disa prioritete. Nuk kam garuar për me i pas katër-pesë vetëm ministra, për me pas këtë dhe atë pozicion. Kam garuar me pas ambient të mirë për biznesin, me pas partneritet me aleatë dhe miqtë tanë dhe me i rrit pagat dhe pensionet”, tha ai.

Kurti të premten ka ftuar në takim edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini.

Ky i fundit ka refuzuar takimin, derisa ka përmendur disa prej kërkesave të tij, përfshirë gazin amerikan për ta bërë kuorumin për presidentin.

të fundit

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com brings you a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

4 hours ago

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com presents a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

4 hours ago

Sa do të paguani për makinën në 2027? Albeu.com sjell kalkulatorin e taksës së automjeteve

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

5 hours ago

Berisha’s accusations against the protest, Bushati: He is destroying the Democratic Party. Hila: They will not take its place as the opposition

Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…

5 hours ago

Lala: Illegal money has created the imbalance between the euro and the lek

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…

5 hours ago

Një meme e vë Mbappén në qendër të polemikës në Kinë, Real Madridi dhe La Liga detyrohen të kërkojnë falje

Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…

5 hours ago