Categories: kosovë

Hamza: Nëse nuk miratohet ligji për Dhomat e Specializuara, procesi nis nga e para

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se afatet e përcaktuara me Kushtetutë për konstituimin e Kuvendit nuk janë zbatuar. Sipas tij, kjo lidhet edhe me mungesën e hapave konkretë drejt zgjedhjes së presidentit.

Të lidhura

None found

Para gazetarëve, Hamza kritikoi mungesën e një dakordësie politike për postin e presidentit, duke theksuar se prej 7 gushtit nuk është bërë asnjë përpjekje serioze dhe konkrete për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ai falënderoi deputetët që mbështetën deklaratën për UÇK-në, ndërsa nënvizoi se mbrojtja e luftës për liri dhe pavarësi nuk duhet të mbetet vetëm përgjegjësi e PDK-së.

“Deklarata politike! Jam mirënjohës dhe i falënderoj të gjithë deputetët që kanë votuar pro deklaratës për UÇK-në. Unë konsideroj që nuk duhet që veç PDK-ja me folë për një luftë të drejtë të imponuar për liri dhe pavarësi”, tha Hamza.

Duke iu referuar deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, kreu i PDK-së deklaroi se kjo çështje nuk duhet të përdoret për interesa politike.

Hamza vlerësoi se ligji duhet të garantojë zhvillimin e proceseve në Hagë në mënyrë të drejtë.

“Ligji kërkon dhe do drejtësi për njerëzit që janë në këtë proces. Nuk janë ata atje për veprimet e tyre të pasluftës, nuk janë si pjesëtarë apo udhëheqës të ndonjë subjekti politik. Janë si pjesë më e ndritshme e historisë sonë, as për trafikim organesh, as për asgjë tjetër”, deklaroi ai.

Sipas tij, ndryshimet ligjore synojnë t’u japin Dhomave të Specializuara mundësinë për të nxjerrë vendime dhe rezultate të drejta.

Ai paralajmëroi se mosmiratimi i ligjit në të dy leximet, i shoqëruar me shkuarjen e vendit në zgjedhje, do ta kthente të gjithë procesin në pikën e nisjes.

“Nëse ligji nuk aprovohet në të dy leximet, përfundimisht nuk prodhon efekt juridik. Po që se nuk finalizohet ligji dhe vendi shkon në zgjedhje, ai kthehet në pikën fillestare. Mundem me numëru hapa sa duash. Mundemi me numëru se unë kam taku të gjitha partitë politike për këtë ligj; asnjë përfitim nuk e kemi marrë”, u shpreh Hamza.

Hamza kundërshtoi gjithashtu ndërlidhjen e miratimit të këtij ligji me zgjedhjen e presidentit, duke thënë se dy proceset nuk duhet të kushtëzohen nga njëri-tjetri.

Kreu i PDK-së kërkoi që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të shqyrtohen si çështje më vete, pa u lidhur me procesin politik për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

të fundit

Besiktasi synon Brahim Diazin në janar, pret të atin për tri ditë në Stamboll

Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…

13 minutes ago

Audi A2 E-Tron mund të përdoret edhe për furnizimin me energji të shtëpisë

Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…

31 minutes ago

Interior Ministry: 19-year-old from Koçani recorded a young woman without her consent and threatened to publish the footage

Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…

36 minutes ago

Session adjourned after about 12 hours due to lack of quorum, with no vote on energy resolution or draft law on the Specialist Chambers

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm…

36 minutes ago

Kurti: Kosovo has met the requirements for EU candidate status

Media franceze FRANCE 24 ka në intervistë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shtet që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe…

36 minutes ago

US suspends flights nationwide after air traffic control communications failure

Autoritetet e aviacionit në Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar pezullimin e fluturimeve në të gjithë vendin, pas një problemi komunikimi…

37 minutes ago