Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është teknikisht i përgatitur për t’i shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, procesi mbetet në pritje të mundshme të ankesave që mund të paraqiten për administrimin e numërimit në QNR.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se institucioni do të presë gjithashtu edhe për ankesat eventuale lidhur me rinumërimin, i cili përfundoi më 19 qershor në ora 12:00.
None found
Ai ka sqaruar se, përpara shpalljes së rezultateve, KQZ-ja pret edhe konfirmimin nga PZAP nëse ka ndonjë ankesë që vazhdon të jetë në shqyrtim.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.96 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 53 ulëse në Kuvendin me 120 anëtarë. Kjo përfaqëson një numër më të ulët mandatesh krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, kur partia e Albin Kurtit kishte fituar 57 deputetë.
Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 21.13 për qind të votave dhe në legjislaturën e 11-të pritet të ketë 22 deputetë, po aq sa kishte edhe në përbërjen e kaluar parlamentare.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë forca e tretë politike me 17.60 për qind, që përkthehet në 18 deputetë, nga 15 sa kishte në dhjetor.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila së fundi ka vendosur të identifikohet si Aleanca, ka marrë 7.16 për qind të votave dhe sipas pritjeve do të ketë shtatë deputetë, një më shumë se në zgjedhjet e dhjetorit.
Sa u përket ulëseve të rezervuara për komunitetin serb, nëntë nga dhjetë mandate, sipas rezultatit preliminar, i ka fituar Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi zyrtar. Një ulëse i ka takuar partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Nga komunitetet joshumicë serbe, KDTP-ja ka siguruar dy mandate, ndërsa nga një mandat kanë fituar koalicioni Vakat, IRDK-ja, SDU-ja, NDS-ja, PSA-ja, PLE-ja, PREBK-ja dhe JGP-ja.
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur ditë më parë për formimin e Qeverisë së re dhe për zgjedhjen e presidentit.
Ai ka theksuar se fillimisht duhet të mbyllet i gjithë procesi zgjedhor dhe vetëm më pas të ndërmerren hapat për ngritjen e institucioneve të reja.
Kurti ka deklaruar gjithashtu se pas zgjedhjeve të 7 qershorit shpreson në një ndryshim të qasjes së opozitës.
“Shpresoj që kësaj here do të ndryshojë qasja e opozitës”, u shpreh ai.
Më tej, ai ka shtuar se ish-opozita, sipas tij, duhet të heqë dorë nga refuzimet ndaj ofertave që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, ka shtuar ai.
Anëtari i Lëvizjes “Guxo”, Gazmend Halilaj, në një deklaratë për “Bota sot”, ka vlerësuar se partitë e tjera duhet të tregojnë gatishmëri për të ndihmuar në krijimin e institucioneve funksionale dhe më pas edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit.
“Para situatës aktuale politike, partia opozitare që ka më së shumti gjasa të bëjë kompromis për bashkëpunim institucional me Lëvizjen Vetëvendosje mbetet ajo forcë që vendos interesin shtetëror mbi kalkulimet afatshkurtra partiake. Duke pasur parasysh se LVV ka dalë forca më e madhe politike dhe ka marrë besimin më të madh qytetar, është e arsyeshme që partitë e tjera të tregojnë gatishmëri për të kontribuar në formimin e institucioneve funksionale dhe më vonë edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit”, shprehet Halilaj.
Sipas Halilajt, nëse subjektet politike vazhdojnë të mos arrijnë marrëveshje, vendi mund të përballet me disa zhvillime të padëshiruara.
“Në demokraci, respektimi i vullnetit qytetar dhe krijimi i stabilitetit institucional duhet të jenë prioritete të përbashkëta. Nëse partitë politike vazhdojnë të mos gjejnë konsensus, vendi mund të përballet me disa skenarë të padëshirueshëm, duke përfshirë zgjatjen e bllokadës institucionale, vonesa në vendimmarrje dhe pengesa në proceset e rëndësishme shtetërore”, deklaron anëtari.
Ekziston rreziku që Kosova të futet në një cikël të ri zgjedhor, nëse mungon vullneti për kompromis institucional, thotë Halilaj.
“Një situatë e tillë do të ndikonte negativisht në zbatimin e reformave, në zhvillimin ekonomik dhe në avancimin e agjendës ndërkombëtare të Kosovës. Për këtë arsye, përgjegjësia për të gjetur gjuhë të përbashkët nuk bie vetëm mbi pozitën, por mbi të gjitha subjektet politike që përfaqësojnë qytetarët. Ekziston gjithashtu rreziku që Kosova të futet në një cikël të ri zgjedhor nëse mungon vullneti për kompromis institucional. Zgjedhjet e reja do të kërkonin kohë, mjete financiare dhe do të krijonin pasiguri politike në një moment kur vendi ka nevojë për stabilitet dhe përqendrim në sfidat ekonomike dhe sociale”, thekson Halilaj.
Ai shton se mbetet të shihet nëse partitë politike kanë reflektuar mjaftueshëm, ndërsa paralajmëron se i njëjti ngërç mund të përsëritet edhe gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit, nëse interesat partiake vazhdojnë të vendosen mbi interesin shtetëror.
“Për më tepër, një proces i ri zgjedhor nuk garanton domosdoshmërisht një rezultat ndryshe, prandaj shumë qytetarë me të drejtë presin që partitë të gjejnë zgjidhje brenda institucioneve ekzistuese. Sa i përket mësimeve nga ngërçi i fundit institucional, mbetet për t’u parë nëse partitë politike kanë reflektuar mjaftueshëm. Megjithatë, ekziston rreziku që i njëjti skenar të përsëritet edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit nëse interesat partiake vazhdojnë të mbizotërojnë ndaj interesit shtetëror. Në këtë kontekst, LVV ka argumentuar vazhdimisht se institucionet duhet të ndërtohen mbi bazën e legjitimitetit demokratik dhe respektimit të rezultatit zgjedhor. Prandaj, përgjegjësia kryesore e spektrit politik është të shmangë bllokadat dhe të sigurojë funksionimin normal të institucioneve, duke dëshmuar pjekuri politike dhe përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës”, përfundon anëtari nga Lëvizja “Guxo”.
Didier Deschamps raportohet se është gati të bëjë tri ndryshime në formacionin titullar të Francës për ndeshjen e ardhshme të…
Jurgen Klopp ka dalë në mbrojtje të fuqishme të Virgil van Dijk pasi kapiteni i Holandës u kritikua ashpër nga…
Bregu i Fildishtë ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e…
Donald Trump, presidenti i SHBA-së, ka bërë të ditur se përgjatë 60 ditëve të armëpushimit dhe bisedimeve për paqe nuk…
Futbollistët e Holandës mposhtën bindshëm Suedinë 5-1 në ndeshjen e tyre të dytë të Grupit F në Houston.Brian Brobbey (5',…
Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri, duke ia besuar drejtimin e skuadrës teknikut gjerman Thomas Brdaric.Klubi nga Malisheva…