Edhe dy ditë nga afati ligjor i kanë mbetur Gjykatës Supreme për të marrë vendim për pesë ankesat e dorëzuara nga subjektet politike dhe kandidatët që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
None found
Nga Gjykata Supreme është bërë e ditur se këto ankesa po vazhdojnë të shqyrtohen dhe se vendimmarrja do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me ligj.
“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykatë Supreme, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa-PZAP, janë duke u shqyrtuar. Vendimet do të merren Brenda afatit ligjor prej pesë ditësh, nga data e pranimit të ankesave”.
Në pritje të këtyre vendimeve ndodhet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në rast se aktvendimet e Gjykatës Supreme nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, atëherë ky institucion do të vazhdojë menjëherë me certifikimin e rezultateve përfundimtare. Nëse ndodh e kundërta, fillimisht do të zbatohen detyrimet e përcaktuara nga Gjykata dhe vetëm më pas do të bëhet certifikimi.
Sipas vlerësimeve të monitoruesve të procesit zgjedhor, me mbylljen e shqyrtimit të ankesave në Gjykatën Supreme përfundon edhe faza e mjeteve juridike, çka i hap rrugë certifikimit të rezultateve. Pas kësaj faze, as subjektet politike dhe as kandidatët nuk mund të parashtrojnë më ankesa për rezultatin zgjedhor.
“Kemi interpretime dhe vendime të gjykatës kushtetuese të Kosovës, të cilat e kanë bërë të qartë që afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit duhet të filloj të llogaritet nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe pres që deputetët e Kuvendit të Kosovës, në momentin që certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mblidhen dhe rrjedhimisht ta konstituojnë sa më shpejt Kuvendin e Kosovës sepse ky afati 30 ditor i obligon jo vetëm që të caktohet seanca por edhe të përfundohet seanca brenda këtij afati”, tha Vullnet Bugaqku, Instituti Demokratik i Kosovës.
Bugaqku tha se ende nuk është e qartë se cilat do të ishin pasojat juridike nëse ky afat nuk respektohet, pasi një gjë e tillë nuk specifikohet as në Kushtetutë dhe as në Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Në këtë moment, në Gjykatën Supreme po shqyrtohen ankesat e Listës Serbe, Partisë së Re Demokratike, si dhe të dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu.
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…