Meta ka filluar ta vërë në dispozicion asistentin e saj të inteligjencës artificiale, Muse, edhe brenda bisedave private në Instagram. Tani përdoruesit mund t’i dërgojnë atij një postim, të kërkojnë më shumë hollësi për një vend apo produkt, ose të marrin një përmbledhje të bisedave që mund të mos i kenë parë.
Me këtë integrim, një bisedë me Muse mund të nisë drejtpërdrejt nga Instagrami, pa u larguar nga platforma. Për shembull, dikush mund t’i dërgojë asistentit një publikim për një kafene në Qytetin e Meksikos dhe t’i kërkojë ta përfshijë në itinerarin e udhëtimit. Po ashtu, mund t’i kërkohet të gjejë një ofertë të Black Friday për një palë këpucë që përdoruesi e ka parë në platformë. Bisedat e filluara në Instagram do të shfaqen si biseda më vete edhe në aplikacionin Muse.
None found
Funksioni filloi të shpërndahej gradualisht më 24 nëntor për përdoruesit e iOS dhe Android në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Meksikë, Japoni dhe Singapor.
Një tjetër risi lidhet me organizimin e postimeve të ruajtura. Meta ka shtuar një veçori që u jep mundësi përdoruesve t’i kërkojnë Muse t’i sistemojë postimet dhe videot e shkurtra të ruajtura në koleksione. Asistenti mund ta shndërrojë një video me recetë në listë blerjesh, të ndërtojë një itinerar nga videot e udhëtimit ose të sugjerojë ndërthurje veshjesh nga videot e modës që përdoruesi ka ruajtur.
Kur ruajnë një postim, përdoruesve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do t’u shfaqet një sugjerim për ta organizuar atë përmbajtje me ndihmën e Muse.
Meta bën të ditur se çdo shpërndarje, publikim ose dërgim që nis nga Muse kërkon miratimin e përdoruesit. Sipas kompanisë, përdoruesit kanë mundësinë që në çdo moment t’i kërkojnë asistentit të harrojë një informacion ose të zhbëjë një veprim.
CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para punonjësve të kompanisë, duke pranuar se ka shkelur kodin e…
Pinterest ka zgjeruar kontrollet prindërore me një opsion që u lejon prindërve të zvogëlojnë sasinë e përmbajtjes së krijuar me…
Meta ka publikuar një version të Threads për iPad dhe ka nisur të aktivizojë etiketat financiare me shenjën e dollarit,…
Rreth një në tre të rinj të përfshirë në një anketim kishte pyetur një chatbot me inteligjencë artificiale për drogërat…
Aktualisht, asnjë lojë tjetër nuk është më e kërkuar nga lojtarët sesa “Grand Theft Auto VI”. Shumë lojtarë e kanë…
Mërgim Vojvoda ka refuzuar ofertat nga Lindja e Mesme për të vazhduar karrierën në futbollin italian, ku synon të qëndrojë…