Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të propozohet për postin e presidentit të Kosovës.
None found
Ky dakordim synon zhbllokimin e situatës institucionale dhe shmangien e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Emri i Sejdiut pritet të hidhet në votim në Kuvend, ku sigurimi i mbështetjes së deputetëve do të jetë vendimtar për zgjedhjen e presidentit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.
Opinionisti Hafiz Shala e ka përshëndetur marrëveshjen mes Albin Kurtit dhe LDK-së, duke i uruar ata për dakordimin rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut.
Sipas tij, Sejdiu përbën një kandidaturë të qëlluar. Megjithatë, Shala ka thënë se mbetet për t’u parë nëse LDK-ja do të arrijë ta sigurojë kuorumin e nevojshëm për përmbylljen e procesit.
“E përgëzoj Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, për mundësinë e konstituimit të institucioneve.
LDK-ja tregoi pjekuri, por tani duhet parë nëse do ta sigurojë kuorumin e partisë për ta çuar deri në fund me sukses këtë nismë me interes shtetëror.
Jam dakord me marrëveshjen për z. Bekim Sejdiun, pasi konsideroj se është një zgjedhje e qëlluar. Mund të them se nuk e kam parë si një person “laskuç”, siç shprehet populli, për pushtet, ndryshe nga ata që bëjnë zhurmë të madhe dhe reklama boshe për t’u paraqitur si të përshtatshëm, ndërsa në të vërtetë fshehin brenda vetes gjëra që nuk i dinë të gjithë.
Veprimtaritë e tyre me personat që dikur ishin caktuar për fatin tonë kanë qenë të lidhura ngushtë me koston e sigurimit të ndonjë pushteti.
Presidentit të ardhshëm, z. Bekim Sejdiu, do t’i dëshiroja të ishte President i popullit dhe i asnjë partie, në një kohë kur, siç thoshte një këngë: “Moj e mira nëpër molla, na u mbush vendi me Fatmir Sheholla”, është shprehur Shala.
Ai ka përsëritur se Bekim Sejdiu duhet ta ushtrojë detyrën si “president i popullit” dhe jo si përfaqësues i ndonjë partie politike.
Shala ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për pengimin e funksionalizimit të institucioneve. Sipas tij, këto dy parti synojnë largimin e Albin Kurtit nga pushteti.
Opinionisti ka ngritur gjithashtu pretendime për lidhje mes ish-udhëheqjeve politike dhe qarqeve kriminale serbe.
“Tashmë u bë e qartë se kush po e bllokon vendin dhe për çfarë arsye.
Qëllimi dhe frika e këtyre dy partive është largimi i Albin Kurtit nga pushteti. Kjo përputhet me kërkesat e Serbisë, e cila vazhdimisht ka kërkuar dhe financuar spiunë e qarqe që ta diskreditojnë Kurtin. Me sa di unë, ai asnjëherë, në ndonjë takim zyrtar në BE dhe në praninë e zyrtarëve të saj, nuk ia ka shtrirë dorën Vuçiqit. Nëse gaboj, kërkoj falje dhe e tërheq këtë mendim, sepse gjatë qeverisjes së tij shumë çështje dolën në dritë, për të cilat populli nuk kishte pasur njohuri të mjaftueshme.
PDK-ja dhe AAK-ja ndodhen në një krizë të thellë morale partiake, pasi janë të interesuara me çdo kusht që shteti të mos funksionojë. Sipas meje, kjo u shërben për të fshehur veprimet e tyre në bashkëpunim me Serbinë dhe njerëzit e saj.
Në një mënyrë, përmes Radoiçiqit, këto struktura e kontrollonin Republikën e Dardanisë, me pëlqimin e ish-udhëheqjes sonë për më shumë se njëzet vjet. Në krye të shtetit dhe qeverisë ishin Thaçi dhe Haradinaj, bashkë me njerëzit përreth tyre, të cilët, për të qëndruar në pushtet dhe për t’u pasuruar në mënyrë enorme, vepronin si të verbër në bashkëpunim me armiqtë kriminalë serbë, duke e vjedhur pasurinë dardane.
Kjo nuk është teori, por një e vërtetë që është e dukshme dhe e prekshme për çdo qytetar”, ka deklaruar ai.
Shala ka vlerësuar se marrëveshja e arritur mes LDK-së dhe Kurtit i krijon vendit mundësi për të dalë nga kriza institucionale. Ai ka lavdëruar qeverisjen e Kurtit, duke përmendur si arritje zhvillimet në veri dhe zbulimin e varrezave masive, të cilat, sipas tij, kanë ndihmuar në dokumentimin dhe ekspozimin e krimeve të Serbisë.
“Me këtë hap, LDK-ja i dha vetes dhe popullit një mundësi për t’u kthyer në rrugën e duhur. Ndërkaq, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tregoi se është një personalitet që, përballë krizave të krijuara nga brenda, veproi me mençuri dhe me virtyte të larta kombëtare, shtetërore e afirmative për Republikën e Dardanisë në planin ndërkombëtar.
Arritja e tij më e madhe dhe më vendimtare ishte largimi i bandave kriminale e terroriste nga veriu. Kjo nënkuptoi çlirimin e asaj pjese, rikthimin e saj në gjirin e Dardanisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë të komuniteteve, veçanërisht të komunitetit serb, i cili ishte kontrolluar dhe terrorizuar nga krimineli Millan Radoiçiq.
Një tjetër zhvillim shumë i rëndësishëm ishte zbulimi i varrezave masive në territorin tonë. Për 27 vjet nga çlirimi, asnjë prej pushteteve të mëparshme nuk e kishte ndërmarrë një veprim të tillë. Ky zbulim e nxori Serbinë para botës përmes dëshmive të krimeve të kryera në pjesën që ajo e kontrollonte”, ka theksuar Shala për “Bota sot”.
Në përfundim, Shala u ka bërë thirrje PDK-së dhe AAK-së që të mos largohen nga salla gjatë votimit për presidentin. Ai ka nënvizuar se Albin Kurti nuk mund të largohet me forcë nga pushteti dhe ka paralajmëruar se, sipas tij, shkeljet ndaj shtetit dhe pasuritë e krijuara në mënyrë të paligjshme do të hetohen e ndëshkohen.
“U bëj thirrje partive opozitare, PDK-së dhe AAK-së, të qëndrojnë në sallë gjatë votimit për Presidentin.
Albin Kurti nuk mund të largohet me dhunë nga pushteti, ashtu siç kanë deklaruar disa përfaqësues të partive politike opozitare.
Duhet ta dini me siguri një gjë: të gjitha veprimet kundër shtetit dhe pasuritë e fituara në mënyrë të jashtëligjshme, gjatë kësaj qeverie, nuk do të mbeten pa ndëshkim”, ka thënë ai për gazetën.
Grupi Parlamentar i PDK-së dhe ai i Aleancës, bashkë me asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava kanë vazhduar me aksionin simbolik…
Një tjetër largim nga drejtimi i Pentagonit amerikan vjen për të nxjerrë në pah përplasjet e forta që po shkakton…
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se forcat amerikane do ta godasin “ashpër” Iranin , pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike…
Julian Alvarez ka refuzuar zyrtarisht një ofertë të Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke i dhënë një…
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të…