Categories: kosovë

Hafir Hoxha kërkon sqarime për thirrjen e Lushtakut: Çfarë armësh do të përdoren dhe kush do t’i komandojë qytetarët?

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili kërkoi që Kuvendi i Kosovës të miratojë armatosjen e çdo qytetari nëse katër ish-krerët e UÇK-së dënohen në Hagë.

Të lidhura

None found

Sipas Hoxhës, një qëndrim i tillë nuk mund të anashkalohet si një deklaratë e parëndësishme, sidomos kur vjen nga një deputet që, siç shprehet ai, ka pasur në zyrën e tij ish-komandantë të UÇK-së.

Ai lë të kuptohet se Lushtaku mund të ketë dijeni ose arsye konkrete që e kanë shtyrë të bëjë këtë thirrje. Megjithatë, Hoxha thotë se shpreson që një skenar i tillë të mos realizohet dhe që pjesëtarët e UÇK-së, të cilët i konsideron të pafajshëm, të lirohen.

“Kur një deputet që në zyrën e tij i ka pas ish-komandantët e UÇK-së bën këso thirrje, atëherë unë nuk i marrë si jo serioze! Me siguri ka arsye, din diçka”, ka shkruar Hoxha.

Ndërsa parashtron mundësinë që vendimi në Hagë të mos jetë ai që shpresohet, ish-ushtaraku pyet për pasojat që do të kishte një situatë e tillë dhe për motivin e kërkesës që qytetarët të armatosen.

“Shpresojmë të mos ndodhë dhe të lirohen të pafajshëm pjesëtarët e UÇK-së! Por ja paska gjasa edhe me u dënu”, shkruan ai.

Hoxha kërkon të dijë më konkretisht se çfarë do të përfshinte armatosja e qytetarëve, duke ngritur pyetje për modelin dhe kalibrin e armëve, sasinë e municionit, detyrat që do t’u caktoheshin qytetarëve dhe mënyrën e mobilizimit apo komandimit të tyre.

“Duhet të di, vlla, çfarë modeli, çfarë kalibri të armës me ble! Sa municion, çfarë detyre do të kem, kush ku ka me më mobilizu, me më komandue!”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kur bëhet një kërkesë publike për armatosje, qytetarët duhet të informohen më herët për arsyen e saj, rrethanat në të cilat armët do të përdoreshin dhe mënyrën se si do të organizohej një mobilizim i mundshëm.

“Kur dikush më kërkon të armatosëm, nuk është keq pak me tregue edhe si e pse! Bile pak më herët, të di nëse është e mundur, kuptohet?”, përfundon reagimin e tij ish-ushtaraku.

të fundit

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

4 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

8 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

9 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

10 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

14 minutes ago

Nuk e pashë të qante kurrë”, babai i Jessica-s rrëfen dyshimet për bashkëshortin e saj: Ajo jetonte me frikën se mund të vdiste

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

15 minutes ago