Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me protestat që po mbahen në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
None found
Hoxha u ka bërë thirrje protestuesve që të mos e përdorin emblemën e UÇK-së për përfitime personale, grupore apo partiake.
Ai ka shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke kundërshtuar vendimin ndaj tyre dhe duke theksuar se “UÇK nuk është e asnjë partie”.
“Krejt Kosova është UÇK”, ka shkruar Hoxha.
Në postimin e tij, ai vë në dukje se një grup i vogël njerëzish po përpiqet të paraqitet në protesta i mbuluar me emblemën e UÇK-së dhe të shfaqet si më patriot e më i guximshëm se veteranët e luftës, të cilët e kanë bartur atë emblemë në kohën dhe vendin kur është dashur.
Hoxha është shprehur pro mbështetjes për çlirimtarët në Hagë dhe pro protestave kundër dënimit të padrejtë të tyre, por jo që të flitet në emër të popullit.
Gjithashtu, ai është kundër përfitimeve personale, grupore e partiake nga kjo situatë me emblemën e shenjtë të UÇK-së, duke përsëritur se UÇK-ja nuk i përket asnjë partie dhe se “krejt Kosova është UÇK”.
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Dean KlafuriçTirana u mposht nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superiores [...]Read More...
Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…
Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…