Categories: kosovë

Gurakuç Kuçi: Serbia po përdor propagandë dhe dezinformim kundër Kosovës edhe përmes fëmijëve

Gurakuç Kuçi, doktor i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka hedhur akuza ndaj Serbisë për përdorim të propagandës dhe dezinformimit kundër Kosovës gjatë shënimit të Vidovdanit. Ai ka deklaruar se pretendimet sipas të cilave një polic i Kosovës ka sulmuar një vajzë serbe nuk qëndrojnë, ndërsa, sipas tij, pamjet filmike tregojnë se polici në fakt e ka mbrojtur fëmijën.

Sipas Kuçit, kjo është pjesë e një lufte hibride të ndërtuar mbi modelin e propagandës ruse. Ai ka kërkuar rritje të bashkëpunimit mes institucioneve, mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë për t’iu kundërvënë dezinformimit.

Të lidhura

None found

Shkrimi i plotë i Kuçit:

“Propaganda serbe përsëri po përdor një fëmijë si armë kundër Kosovës”

“Serbia, e cila gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) vrau 1,133 fëmijë shqiptarë dhe vrau po ashtu gjashtë të rinj serbë në rastin “Panda” në Pejë për t’ua faturuar shqiptarëve, edhe sot, në “festën” e Vidovdanit, po sakrifikon një fëmijë serb për të gënjyer kundër shqiptarëve.”

“Gjatë festimeve të sotme në Graçanicë dhe Gazimestan, serbët, të cilët kryesisht janë militantë të regjimit të Vuçiqit, zgjodhën përsëri të bëjnë provokime dhe të prishin rendin dhe ligjin. Pikërisht për këtë arsye, institucionet e sigurisë të Kosovës nuk lejuan përdorimin e flamujve të Serbisë dhe Rusisë dhe këngëve që bëjnë thirrje për vrasje e gjenocid, me qëllim parandalimin e provokimeve dhe ruajtjen e rendit publik.”

“Madje, propaganda shtetërore e Serbisë kishte përgatitur edhe militantët se si të viktimizoheshin, duke përfshirë edhe fëmijë, e më pas të shpërndanin gënjeshtra.”

“Propaganda serbe, duke viktimizuar edhe fëmijët pa u brengosur fare për identitetin dhe moshën e tyre, sot pretendon se kinse një polic i Kosovës ka sulmuar një vajzë të vogël që ndodhej në duart e një personi.”

“Videoja tregon krejtësisht të kundërtën. Aty shihet se polici i Kosovës e mbron atë, por për dezinformuesit serbë as videoja nuk është e mjaftueshme, sepse makineria e tyre e baltës i ka këto lajme dhe ngjarje të përgatitura paraprakisht, duke e ditur saktësisht edhe kohën se kur duhet t’i publikojë dhe si duhet të reagojë.”

“Kjo lloj lufte hibride kundër Kosovës, e ndërtuar sipas modelit dezinformues rus, duhet të shërbejë si mësim që të rritet kontrolli ndaj propagandës dhe të forcohet bashkëpunimi me të gjitha mediat në Kosovë dhe më gjerë, duke përfshirë edhe ambasadat dhe rrjetet mediatike ndërkombëtare, të cilat mund të dëshmojnë të vërtetën dhe fytyrën destabilizuese të Serbisë.”

“Synimi i Serbisë me veprime të tilla është të mobilizojë masën kundër shqiptarëve, që ajo të jetë e përgatitur për krime të reja kur t’i jepet mundësia, ndërsa modeli i saj propagandistik është kopje e regjimeve më gjenocidale që kanë ekzistuar dhe që vazhdojnë të ekzistojnë në botë.”

të fundit

Vezët trembin maxhorancën/ Zbardhen bisedat, deputetët socialistë kërkuan ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve

Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste. Kapitali publikon bisedat e deputetëve socialistë,…

3 minutes ago

Zjarrvënie të organizuara ndaj banesave të tre drejtuesve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur dhe një grua në intubim

Tre sulme të koordinuara me zjarrvënie goditën në orët e para të së mërkurës në Selanik, duke lënë të plagosur…

4 minutes ago

Sharon Stone ngjitet sërish në pasarelë pas 33 vitesh dhe spikat në Javën e Modës në Paris

Pas 33 vitesh mungesë, Sharon Stone është rikthyer në pasarelë, duke marrë vëmendje të madhe gjatë Javës së Modës në…

5 minutes ago

Pekini përfiton nga kriza në Hormuz, raporti: Kina siguron epërsi ekonomike dhe gjeopolitike

Kriza e shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka vënë në vështirësi ekonomitë që mbështeten te importet e naftës,…

5 minutes ago

“Golden Sabre 2026”, stërvitja e madhe e sigurisë mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare

Më 2 dhe 3 korrik 2026, në Kampin Vrella do të mbahet ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, ku do…

8 minutes ago

Operacion i gjerë i Krimeve Ekonomike: mbi 40 lokacione nën bastisje, dyshime për mashtrim në importin e naftës

Një aksion i madh është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete. Aksioni po…

8 minutes ago