Categories: kosovë

Gurakuç Kuçi: Serbia po aktivizon mosnjohjet ndaj Kosovës, ndërsa në Bruksel po përballet me pengesa në integrim

Eksperti i sigurisë Gurakuç Kuçi vlerëson se Serbia po e vijon strategjinë e saj diplomatike kundër Kosovës, duke thelluar koordinimin me shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj.

Të lidhura

None found

Ai thotë se kjo linjë veprimi po i kushton politikisht Beogradit, pasi bllokimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dëshmon se vendet anëtare po e shohin me më shumë hezitim politikën serbe.

Sipas Kuçit, përpjekjet për ta bllokuar Kosovën mund të prodhojnë efekt të kundërt për Serbinë, duke e çuar drejt izolimit politik dhe duke ia ngadalësuar rrugëtimin drejt BE-së.

Shkrimi i plotë:

Serbia organizon drekë diplomatike kundër Kosovës, por nga Brukseli tetë vende bllokim i integrimit evropian për Beogradin

Beogradi po mundohet ta mbajë gjallë politikën e mosnjohjeve ndaj Kosovës. Dreka e kryeministrit Macut me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën nuk paraqet thjesht një veprim protokollar. Ajo përbën vazhdim të strategjisë së Serbisë për ta përdorur mosnjohjen si mjet diplomatik kundër shtetësisë së Kosovës.

Megjithatë, për Serbinë kjo qasje nuk kalon pa pasoja politike.

Në të njëjtën periudhë kur Beogradi përpiqet ta dëmtojë Kosovën në skenën ndërkombëtare, Serbia po has bllokim në procesin e integrimit evropian. Fakti që nuk kaloi rekomandimi për hapjen e kapitujve të rinj me BE-në tregon se një pjesë e vendeve anëtare nuk janë më të prirura ta trajtojnë Serbinë si një vend kandidat që mund të marrë shpërblim vetëm për retorikë.

Këtu qëndron edhe kundërthënia kryesore e politikës serbe: kërkon përfitime nga BE-ja, por nuk vepron si një shtet që ka bërë zgjedhjen evropiane; flet për dialog, por investon në bllokim; në deklarata kërkon stabilitet rajonal, ndërsa në praktikë e përdor Kosovën si instrument presioni të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Për këtë arsye, ajo që Serbia e paraqet si arritje diplomatike kundër Kosovës, në të vërtetë po i kthehet në barrë politike vetë asaj.

Qytetarët serbë që synojnë një të ardhme evropiane duhet ta kuptojnë qartë: politika e Vuçiqit nuk po e fuqizon Serbinë, por po e mban të bllokuar. Fotografitë diplomatike, takimet me shtete mosnjohëse dhe shfaqja e forcës ushtarake mund të shërbejnë për propagandë të brendshme, por nuk sjellin zhvillim, integrim dhe as perspektivë evropiane.

Në fund, dëmi që Beogradi përpiqet t’ia shkaktojë Kosovës mund t’i rikthehet Serbisë në formën e izolimit politik.

Dhe, siç duket, kjo po lexohet gjithnjë e më qartë në Bruksel.

të fundit

Kurti congratulates Albanians after elections in Serbia and comments on Vučić’s defeat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

17 minutes ago

Agron Shehaj: after Vuçiç’s defeat, Edi Rama is next! No autocrat can escape the power of youth

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

17 minutes ago

Agron Shehaj: Pas humbjes së Vuçiçit, radha i vjen Edi Ramës! Asnjë autokrat nuk i shpëton forcës së rinisë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

53 minutes ago

Kurti përgëzon shqiptarët pas zgjedhjeve në Serbi dhe komenton humbjen e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

55 minutes ago

Supreme Court orders Brazil presidential vote extended by two hours

Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…

59 minutes ago

Salianji on Serbia’s elections: Vuçiç has fallen, Rama remains the last autocrat in the Balkans

Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…

60 minutes ago