Categories: kosovë

Kuçi: Beogradi e shfrytëzon Kosovën për të konsoliduar pushtetin, ndërsa Moska ruan mbështetjen për Vuçiqin

Zhvillimet politike në Serbi dhe përkrahja që Rusia po i jep presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mund të kenë pasoja edhe për Kosovën. Eksperti i sigurisë, Gurakuç Kuçi, në një prononcim për Kosovapress, ka deklaruar se Beogradi vazhdon ta përdorë çështjen e Kosovës si instrument politik.

Të lidhura

None found

Sipas Kuçit, tema e Kosovës po shfrytëzohet nga Serbia për nevoja të politikës së brendshme, sidomos për mobilizimin e elektoratit përmes retorikës nacionaliste.

Eksperti vlerëson se ndikimi i zgjedhjeve serbe ka nisur të shtrihet edhe në Kosovë, pasi Beogradi synon të manipulojë serbët që jetojnë këtu dhe të rikthejë vëmendjen te nacionalizmi. Ai kujton se edhe në të kaluarën Kosova është përdorur nga nacionalistët dhe radikalistët në Serbi si mjet për të fituar dhe ruajtur pushtetin.

Kuçi thotë se aktualisht Kosova po përdoret për dy qëllime kryesore: së pari, për mbajtjen e pushtetit dhe, së dyti, për ta paraqitur regjimin e Vuçiqit si faktor që mund të sjellë stabilitet, por edhe të shkaktojë destabilizim në rajon. Sipas tij, Beogradi synon të përcjellë mesazhin se stabiliteti rajonal varet nga fitorja e tij dhe se Serbia ka mundësi ta destabilizojë ose ta mbajë të qetë rajonin.

Ai ka shtuar se kjo qasje përdoret për të ndikuar te publiku në Serbi dhe te diplomacia ndërkombëtare, në mënyrë që të mos ushtrohet presion i madh ndaj Aleksandër Vuçiqit dhe të mos krijohen rrethana që mund të çojnë në humbjen e pushtetit të tij. Në këtë kuadër, sipas ekspertit, po përdoret edhe komuniteti serb në Kosovë, ndërsa misioneve ndërkombëtare po u bëhet presion për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë ilegale brenda Republikës së Kosovës, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Kuçi ka komentuar gjithashtu përkrahjen e presidentit rus, Vladimir Putin, për Vuçiqin. Ai e ka cilësuar këtë mbështetje si dëshmi se Serbia nuk është larguar nga orbita ruse dhe se përpjekjet për afrimin e saj me Perëndimin nuk kanë dhënë rezultat.

Sipas tij, mbështetja e Putinit tregon se strategjitë e Moskës dhe Beogradit janë të bashkërenduara. Kuçi ka lidhur këtë koordinim edhe me konceptet “Bota Serbe” dhe “Bota Ruse”, duke theksuar se e para u krijua në periudhën kur e dyta u publikua dhe u shenjtërua nga Kisha Ortodokse Ruse.

Eksperti vlerëson se ky është një koordinim i plotë i strategjisë së unifikimit dhe multipolarizmit global, e cila synon shtrirjen e Serbisë dhe Rusisë në të gjithë Ballkanin.

Duke folur për sigurinë rajonale, Kuçi ka shprehur shqetësim për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Rusisë, veçanërisht në raport me luftën hibride. Ai ka paralajmëruar se Kosova duhet të përgatitet për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë sulmet kibernetike, incidentet e inskenuara dhe përpjekjet për nxitjen e konflikteve.

Ai ka theksuar se nxitja e luftës hibride nga Rusia po zhvillohet në përmasa të mëdha dhe se bashkëpunimi i ngushtë i Serbisë me Moskën përbën kërcënim të rëndësishëm. Sipas tij, Bashkimi Evropian po ndërmerr hapa të mëdhenj për t’u përgatitur ndaj këtyre rreziqeve, ndërsa edhe Kosova duhet t’u bashkohet këtyre përpjekjeve për t’u mbrojtur.

Kuçi ka sqaruar se përveç kërcënimeve terroriste në formën konvencionale, mund të përdoren edhe metoda të luftës hibride përmes kibernetikës, destabilizimit dhe incidenteve të lidhura me grupe të ndryshme. Ai ka përmendur edhe mundësinë e nxitjes së konflikteve përmes rasteve të iniciuara, si një rrahje fiktive apo ngjarje të ngjashme.

Në përfundim, eksperti i sigurisë ka vlerësuar se institucionet e Kosovës duhet të ruajnë koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht në sektorët e sigurisë, inteligjencës dhe mbrojtjes nga kërcënimet hibride.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

4 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

4 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

4 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

5 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

5 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

5 hours ago